LAJMI I FUNDIT:

LSM: Për pesë muaj, shpenzimet për një familje në Maqedoninë e Veriut janë rritur për 2.980 denarë

LSM: Për pesë muaj, shpenzimet për një familje në Maqedoninë e Veriut janë rritur për 2.980 denarë

Shpenzimet minimale mujore për një familje katër anëtarëshe në muajin maj janë rritur për 2.980 denarë në krahasim me janarin, tregojnë përllogaritjet e bëra çdo muaj nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për përgatitjen e shportës minimale sindikaliste.

Sipas të dhënave të publikuara, shporta sindikaliste në maj ishte 38.791 denarë dhe është rritur për 8,32 për qind në krahasim me janarin e këtij viti.


Për një vit, gjegjësisht në krahasim me majin e vitit të kaluar rritja është për 4.635 denarë ose për 12,78 për qind.

Sipas analizës së LSM-së, rritje më të madhe ka te ushqimi dhe pijet.

“Nga muaji në muaj, kostoja e jetesës për një familje me katër anëtarë rritet ndjeshëm dhe pagat nuk ndjekin të njëjtën rritje. Të njëjtën gjë tregon edhe përllogaritja e shportës minimale sindikaliste që LSM llogarit çdo muaj. Prandaj LSM me të drejtë kërkon rritje të pagave të të gjithë punëtorëve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, përkundër kundërshtimeve evidente të subjekteve të caktuara që janë kundër rritjes së pagave të punëtorëve”, thonë nga LSM.

Sindikata kërkon që kjo përllogaritje e shportës minimale sindikaliste, si dhe rritja e kostos së jetesës, të jetë arsye për të lidhur menjëherë Kontratën e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik duke rritur pagat e punëtorëve në përputhje me rritjen e pagës minimale dhe mëditjet të rriten për së paku 2.806 denarë në shumën neto.

Në trend Lajme

Më shumë
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Kalo në kategori