LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Fokusi i qytetarëve është për anëtarësim në NATO dhe BE

LSDM: Fokusi i qytetarëve është për anëtarësim në NATO dhe BE

Reagon Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj deklaratës së Kryetarit të partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski duke thënë se “Fokusi i qytetarëve aspak nuk është i gabuar siç mundohet ta vërtetojë Mickoski”.

“qytetarët janë për të ardhme të ndritshme, për anëtarësim në NATO dhe BE, me identitet maqedonas të ruajtur dhe të përforcuar”, duke shtuar se neni 1 i marrëveshjes thotë se shtetësia është “maqedonase”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se gjuha maqedonase, maqedonas, maqedonase, valle maqedonase, janë të pranuara nga e gjithë bota një herë e përgjithmonë.

“Pse Mickoskit i pengon që identiteti maqedonas të jetë i pranuar nga e gjithë bota? Mickoski të mos fshihet pas lajmeve të rreme që secilën dit i plason OBRM-PDUKM-ja, dhe të dal prej qytetarëve të deklarohet për çka është” thonë nga LSDM-ja.

Mickoski: Qëndrimi për referendumin pas konsultimeve të gjëra
Lexo po ashtu Mickoski: Qëndrimi për referendumin pas konsultimeve të gjëra

Ata shtojnë se Mickski ose është për për të ardhme të ndritshme ose është për të kaluar të errët. Sipas LSDM-së ose është për zhvillim, anëtarësim në NATO dhe BE ose për kthim prapa, kriminalitet, izolim.

“Qytetarët janë të vendosur. Referendumi më 30 shtator qytetarët do të zgjedhin të ardhme të ndritshme, do të zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të përforcuar dhe të pranuar maqedonas”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/