LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qëndrimi për referendumin pas konsultimeve të brendshme

Mickoski: Qëndrimi për referendumin pas konsultimeve të brendshme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski përsëriti pozicionin e partisë së tij në lidhje me referendumin dhe se  se do të sjell vendim pas konsultimeve të gjithëpërfshirëse me qytetarët dhe në brenda partisë.


“Në të kaluarën shumë herë thamë se OBRM-PDUKM-ja është parti e popullit dhe legjitimitetin e ekzistimit si garniturë e organizuar politike e mbështet nga populli dhe në emër të kësaj ne duam që të zbatojmë sa më shumë konsultime me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kuptohet pa dallim të përkatësisë etnike dhe pa dallim bindjeve fetare. Në të njëjtën kohë , paralelisht në konsultim me qytetarët kryejmë edhe konsultime brenda partiake me Komitetin Ekzekutiv, me Komitetin Qendror, më pastaj këtu janë komisionet partiake dhe pjesët tjera të partisë, komitetet komunale, struktura e komiteteve komunale deri tek komitetet vendore”, tha Mickoski në intervistë për Alsat M.

Ai shtoi se ata nuk i sjellin vendimet nga një reth i ngushtë prej dy apo tre personash, siç thotë, të mbyllur në zyrë mes katër mureve. Ai tha se të gjitha mundësitë janë të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fushata ka për qëllim që ta drejtojë fokusin e qytetarëve në drejtim të gabuar. Por, mendoj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të zgjuar dhe dijnë të dallojnë kur dikush përpiqet t’i manipulojë. Mendoj se aksenti kryesor do të vendoset se e kanë mbrojtur identitetin që nuk është e saktë, dhe unë personalisht me bashkëpunëtorët e mi nga partia do të mundohemi të sqarojmë në mediume se kjo tezë nuk është e saktë. Nëse nuk mundeni ta mbroni identitetin shtetëror, atëherë mund në mënyrë krenare të thoni se e keni mbrojtur identitetin kombëtar, sepse këto dy punë janë të lidhura”, tha Micskoski/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori