Ademi: Pa asnjë bazë të qëndrueshme juridike, Gjykata Kushtetuese ka pranuar nismën për emrat në Tetovë


Gjykata Kushtetuese ka pranuar nismën për emrat e rrugëve në Tetovë e për këtë reagoi Arbër Ademi nga BDI që siç tha “është bërë pa bazë juridike dhe pa asnjë arsye logjike, thjesht sepse munden”. Ademi tha se çdo ditë po merret një vendim kundër të arriturave të pasvitit 2001 ndërkohë që kritikoi pushtetin aktual.
“Partia НИШТО po na kthen çdo ditë mbrapa.
Çdo ditë një vendim më shumë kundër të arriturave të pasvitit 2001. Sot, Gjykata destabilizuese e Maqedonisë së Veriut anuloi emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, të miratuara që në vitin 2007, duke rikthyer emërtimet e vjetra. Ju pengojnë emrat si sheshi ILIRIA, DËSHMORËT E KOMBIT, DERVISH CARA, KONGRESI I MANASTIRIT etj.
Pa asnjë bazë të qëndrueshme juridike. Pa asnjë arsye të logjikshme. Thjesht sepse munden.
E munden sepse kanë gjetur disa që për një kolltuk shesin gjithçka: historinë, dinjitetin dhe interesin kombëtar.
Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të sotëm. Le t’i gëzojnë tash përsëri emrat si Marshali Tito, se edhe ashtu poezi i kanë kushtuar”, tha Ademi.



































