LAJMI I FUNDIT:

Low publikon listën, nuk e tubon Mustafin

Low publikon listën, nuk e tubon Mustafin

Shkodran Mustafi edhe pse po luan rregullisht te Arsenali, kjo nuk i ka mjaftuar që Joachim Low t’i dërgojë një ftesë.

Trajneri gjerman nuk e ka ftuar në kombëtare, për ndeshjet miqësore të muajit mars.


Në vend të tij në mbrojtje, ai ka grumbulluar Matthias Ginter të Borusia Munchenglabachit.

Po ashtu është ftuar edhe Marvin Plattenhardt i Hertha Berlin, i cili llogaritet befasia e madhe edhe pse ka luajtur shumë mirë në kohët e fundit.

Gjermania në mars do të luajë ndaj Spanjës dhe Brazilit.

Me ftesat e fundit Mustafi mbetet jashtë, por nuk besohet se do të rrezikohet pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror.

Mund të jetë një zgjedhje e Low për të provuar lojtarë të rinj.

Në anën tjetër Mustafi po luan rregullisht te Arsenali, ku së bashku me skuadrën kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës. /Telegrafi/