322:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JULY 13: Joachim Loew of Germany lifts the World Cup trophy with his team after defeating Argentina 1-0 in extra time during the 2014 FIFA World Cup Brazil Final match between Germany and Argentinaat Maracana on July 13, 2014 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images) 12:"Getty Images
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka marrë dhuratën më të mirë të mundshme prej trajnerit të kombëtares gjermane, Joachim Low.
Ky i fundit si duket ka vendosur që ta pushojë lojtarin dhe mos ta ftojë në dy takimet e Gjermanisë, të cilat do t’i zhvillon më 11 dhe 15 nëntor.
“Kam lexuar shkrime rreth kësaj. Mendoj se ky do të ishte një vendim i mençur. Ne duhet të presim derisa Low të zbardh listën", tha Wenger për mediat britanike, transmeton Telegrafi.
Ozil ka pasur një fillim fantastik të sezonit dhe ishte futbollisti kyç në fitoren e Arsenalit ndaj Ludogorets, ku shënoi një gol mahnitëse në minutat e fundit të takimit.
Mesfushori 28-vjeçari ka bërë 13 paraqitje për londinezët në të gjitha garat këtë sezon. Vlen të theksohet se kampionët e botës do të përballen me San Marinon Italinë. /Telegrafi/