Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.
Ajo është gjithashtu një personazh shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, madje deri më tani ka qenë një ndër shqiptaret më të ndjekura në Instagram.
Në këtë rrjet social, Loredana kaloi shifrën e dy milionë ndjekësve, kjo falë famës së saj në trevat shqiptare, Gjermani dhe Zvicër.
Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Megjithatë, diçka duket se ka ndodhur ditëve të fundit, përderisa reperja ka vendosur të marrë pak pushim nga rrjetet sociale.
Po të bësh një kërkim në rrjetet sociale: Instagram, Facebook dhe Twitter, nuk mund të gjesh asnjë gjurmë të saj.
Loredana nuk gjendet më në Instagram (Foto: SC/Instagram)
Nuk dihet se për çfarë motivi Loredana i ka fshirë të gjitha llogaritë e saj për momentin, megjithatë duket se dëshiron të qëndrojë e qetë.
Përndryshe, vetëm pak muaj më parë ajo u paraqit në Gjykatën e Zvicrës, për të dëshmuar mbi akuzat e çiftit zviceran për zhvatje parash, kanosje dhe vënie në lajthitje. /Telegrafi/
Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)