LAJMI I FUNDIT:

Krizë në romancën mes Loredanës dhe Mozzikut

Krizë në romancën mes Loredanës dhe Mozzikut
Loredana dhe Mozzik (Foto: Mozzik/Instagram)

Lidhja e Mozzik dhe Loredanës duket se nuk është në ditët e saj më të mira.

Janë fansat ata që kanë qenë tejet të shqetësuar me lëvizjet e çiftit në dy javët e fundit.


Shumë prej tyre kanë vërejtur indikacione shqetësuese që ngrisin dyshimet për ftohje të çiftit. E para që shkaktoi habi ishte mungesa e Mozzik në xhirimet e projektit të Loredanës me reperin turko-gjerman Mero.

Tashmë kur dueti ka një datë zyrtare pasiqë do të publikohet me 6 Shtator, reperi nuk e ka parë të udhës as ta postojë në profilin e tij, siç ka vepruar rëndom. Gjithashtu, ka rreth dy javë që Mozzik dhe Loredana nuk janë shfaqur bashkë në postimet e përditshme çka shton edhe më shumë dyshimet për një krizë të mundshme mes çiftit.

Prive.al ka kontaktuar me disa burime pranë artistëve që e kanë konfirmuar të njëjtën gjë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një hatërmbetje të çastit apo diçka më serioze.

Në fillimet e lidhjes, episodet e tilla mes çiftit ishin të shpeshta mirëpo pas ardhjes në jetë të Hanës, dukej se kishte pasuar stabilizimi dhe pothuajse asnjë krizë në publik nuk ishte reflektuar përgjatë kësaj kohe.

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori