LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Sampdorias prek topin me dorë dhe shpëton golin, gjyqtari nuk kërkon ndihmën e VAR-it (Video)

Lojtari i Sampdorias prek topin me dorë dhe shpëton golin, gjyqtari nuk kërkon ndihmën e VAR-it (Video)

Ajo që ka ndodhur në minutën e 82-të në ndeshjen mes Sampdorias dhe Sassuolos në Serie A është e pabesueshme.

Gjyqtari akordoi penallti në favor të Sassuolos teksa rezultati ishte 0-0, por portieri i Samp, Emiliano Viviano, arriti të mbrojë penalltinë e Matteo Politanos.


Por, topi u kthye në këmbët e një lojtari të Sassuolos, i cili gjuajti topin drejt portës, por aty ishte mesfushori Lucas Torreira, që ndali topin me dorë.

Prekja e uruguaianit nuk u pa nga gjyqtari, por ai nuk kërkoi as që të aplikohet VAR-i.

Megjithatë, ndeshja në fund u fitua nga Sassuolo, kjo falë golit nga Alessandro Matri në minutën e 90-të. /Telegrafi/