LAJMI I FUNDIT:

Lojtari që i shpëtoi tragjedisë falë lëndimit: Kam tre fëmijë, çka nëse do të isha në aeroplan? Pse nuk isha aty? (Video)

Lojtari që i shpëtoi tragjedisë falë lëndimit: Kam tre fëmijë, çka nëse do të isha në aeroplan? Pse nuk isha aty? (Video)

Sulmuesi i Chapecoences, Alejandro Martinuccio, nuk ka mundur t’u besojë syve e t’i përmbajë lotët pak orë pas tragjedisë ajrore që la të vdekur të gjithë bashklojtarët e tij.

Martinuccio pësoi një lëndim muaj më parë, që e la atë një muaj e gjysmë gjashtë fushave dhe që bëri që ai të humbë edhe finalen e madhe të Kupës së Amerikës së Jugut që klubi i tij e kishtë ndërruar prej vitesh.


Ndoshta para finales ai nuk është ndjerë me fat dhe ka pasur dëshirë të luaj në këto ndeshje, megjithatë tash ai ndoshta ndihet njeriu më fatlum në botë, shkruan Telegrafi.

Te gjitha lajmet rreth tragjedise se klubit Chapecoense
Lexo po ashtu Te gjitha lajmet rreth tragjedise se klubit Chapecoense

Në një intervsitë për BBC pas tragjedisë, Martinuccio ka treguar se ai ka tre fëmijë dhe se ka mundur të gjendej fare lehtë në aeroplan.

“Kam tre fëmijë. Është e vështirë të mendoj. Çka nëse do të isha në aeroplan, pse nuk isha aty? Është e vështirë. Ekipi është në kokën time tani. Ndoshta pas disa ditësh do të mund të mendoj për këtë. Është thjesht shumë e dhimbshme”, u shpreh Martinuccio pas tragjedisë.

Sulmuesi ishte një prej lojtarëve kyç të Chapecoences dhe pritet që pas lëndimit të vazhdojë angazhimin në klub për të kthyer klubin aty ku edhe arriti këtë edicion, edhe pse do të jetë e vështirë të përsëriten heroizmat që karakterizoi këtë ekip. /Telegrafi/