LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i kërcënuar e i shantazhuar po rikthehet te Juventusi

Lojtari i kërcënuar e i shantazhuar po rikthehet te Juventusi

Ajaxi e ka njoftuar Mohamed Ihattaren se nuk do ta shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së kartonit të tij dhe do të rikthehet te Juventusi.

“Huazimi i Mohamed Ihattaren do të përfundojë më 3 janar, 2023 dhe nuk do të vazhdohet”, thuhet në komunikatën e klubit holandez.


Por, çfarë bëri që ky vazhdimi i Ihattaren të mos vazhdohet nga Ajaxi?

Image

Ka më shumë se një vit kur Mohamed Ihattaren u transferua tek Juventusi, që e ka marrë në Continassa për shumë 1.2 milion euro nga PSV Eindhoven. Djaloshi i lindur në vitin 2002 konsiderohej si një yll i së ardhmes, pavarësisht një temperamenti që disa herë ka lënë shumë vend për polemika.

Holandezi ishte huazuar më pas te Sampdoria, por papritmas është larguar nga Liguria, për shkak të problemeve personale, duke u rikthyer të stërvitet në Holandë. Më pas ka ardhur huazimi tek Ajax me të drejtën e blerjes deri në janar të vitit 2023.

Eksperienca e tij në Itali ishte e shumë e shkurtër, por edhe pasi u kthye në shtëpi gjërat nuk u përmirësuan shumë. Nga sa mësohej, lojtari nuk po stërvitej me klubin holandez.

Kërcënime dhe shantazhe

Siç raporton DeTelegraaf, Ihattaren ka qëndruar jashtë skuadrës për disa kohë dhe kishte probleme personale.

Komunikata e Ajaxit kishte treguar për një mungesë për shkak të problemeve fizike, por gazeta holandeze ka treguar një histori tjetër. Arsyeja pse Ihattaren nuk po stërvitej me shokët e skuadrës ishte shkaku i një sërë kërcënimesh dhe shantazhesh që lojtari i ishte nënshtruar në atë kohë.

Një futbollist i pafat

Nuk ipeshin indikacione shumë të sakta për llojin e kërcënimeve dhe origjinën e tyre, por nga Holanda vetëm nuk ishin nga tifozët.

Ndaj probleme që nuk kanë të bëjnë as me fushën dhe as me futbollin në përgjithësi. Gjithashtu sepse në muajt e parë tek Ajaxi, pas eksperiencës italiane, Ihattaren tha se ishte shumë i lumtur me zgjedhjen për t’u kthyer në vendlindje dhe për t’u transferuar në Amsterdam Arena.

Tani gjithçka duket se do të shembet përsëri mbi të. Në fund të fundit, problemet e holandezëve me origjinë marokene kanë rrënjë të largëta. Vdekja e babait të tij në vitin 2019 e preku thellë dhe ka qenë origjina e depresionit që e bindi të largohej nga Italia. /Telegrafi/