Lojtarët më të vlefshëm të Ligës Premier në një formacion - De Gea e Hazard as rezervë, sundojnë mbrojtja e Liverpoolit dhe sulmi i Manchester Cityt

Observatori i futbollit (CIES) ditë më parë ka nxjerrë çmimet e 100 futbollistëve më të mirë në Evropë. Organizata me bazë në Zvicër, shpesh herë nxjerrë analiza pas hulumtimeve për vlerat e lojtarëve.
Shpesh edhe mosha e re e lojtarëve e dikton çmimin në treg, pasi shihet si një investim për të ardhmen dhe mund të paguhet më shumë.
Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë (196 milionë funte), ku pas tij vijnë Harry Kane (180 milionë funte) dhe Neymar (177 milionë funte).
Kane është njëri nga 45 yjet e Ligës Premier që janë në këtë listë.
Po si do të dukej një formacion nëse i mbledh të gjithë në një ekip?
Më poshtë e gjeni përgjigjen.
Portier: Alisson (Liverpool) Sa vlen? 95.4 milionë funte
Ai për disa ditë ishte portieri më i shtrenjtë në botë, kur iu thye rekordi nga Kepa Arrizabalaga që kaloi te Chelsea.
Ai erdhi në ekipin e parë pasi që Klopp e tuboi duke bërë edhe zgjedhja e parë tani në krahë.
Ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë që kur u ble në dimrin e vitit të shkuar. Ardhja e tij ka rregulluar mbrojtjen e Liverpoolit.
Ylli i Manchester Cityt njihet për aftësitë e tij për të luajtur futboll të bukur që nga mbrojtja. Ai ende ka të drejt të zgjedh ms Francës dhe Spanjës.
Që prej ardhjes së tij është kthyer në njërën prej pikave më të forta të klubit. Aktualisht njëri prej më të mirëve në Evropë në pozitën e tij.
Kanté më të mirën e tij e jep në këtë pozitë. Ai është njëri prej më të mirëve në botë aktualisht.
Alli është vetëm 23 vjeç, por është njëri prej më të mirëve në Ligën Premier dhe mosha e tij e ri i jep vlerë edhe më shumë në treg.
Silva dalë nga dal është kthyer në lojtarë formacioni te Manchester City, pasi në fillim qëndronte në bankë.
Për egjiptianin çdo fjalë është e tepërt pasi që golat dhe loja e tij e kanë ngritur Liverpoolin në majë.
Sulmuesi më i mirë i zonës pa dyshim në Angli, por ndoshta edhe më gjerë. Robert Lewandowski dhe Luis Suárez kanë më shumë tituj, por me vlerë është aty edhe Kane.
Nuk është më një talent premtues, pasi është kthyer në një lojtar vendimtar për klubin e tij.
Liga Premier vazhdon të ketë lojtarë të fortë, ndërsa në këto vlera vërehet mungesa e lojtarëve si David De Gea e Eden Hazard. /Telegrafi/






















































