LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Aston Villas janë gati që Gerrard të emërohet trajner

Lojtarët e Aston Villas janë gati që Gerrard të emërohet trajner

Aston Villa ka besim se do të emërojë Steven Gerrard si trajner të ri në ditët në vijim dhe lojtarët e mirëpresin emërimin e legjendës angleze.

Trajneri i Rangers, Gerrard, ka qenë objektivi numër 1 për pronarët Nassef Sawiris dhe Wes Edens dhe shefin ekzekutiv Christian Purslow që kur Dean Smith u shkarkua të dielën e kaluar.


Sipas Daily Mail, klubi anglez do të duhet të paguajë rreth 2.5 milionë funte si kompensim për ish-kapitenin e Liverpoolit dhe Anglisë, me negociatat për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës që pritet të vazhdojnë pa probleme pasi atij.

Gerrard zbarkon në Londër për të mbyllur detajet me Aston Villan
Lexo po ashtu Gerrard zbarkon në Londër për të mbyllur detajet me Aston Villan

Lojtarët e Villas janë gati për një trajner të ri që do të fillojë stërvitjet javën e ardhshme përpara takimit të tyre në Ligën Premier me Brighton më 20 nëntor, kur plani është që Gerrard, 41 vjeç, të jetë në Villa Park.

Shtëpitë e basteve ndaluan vënien e basteve mbi emërimin e Gerrardit pasi janë të sigurt se konfirmimi i tij do të përfundojë në 48 orët e ardhshme.

Parashikohet se aleatët kryesorë të Gerrardit në Ibrox do të jenë asistentët Tommy Culshaw dhe Gary McAllister, trajneri i ekipit të parë Michael Beale, i cili muajin e kaluar ishte subjekt i interesimit nga Cardiff dhe kreu i performancës Jordan Milsom. /Telegrafi/