LAJMI I FUNDIT:

Loci: Me palestrën, në Rahovec do të ishim të pamposhtur – luftojmë për fitore qoftë ndaj Prishtinës, qoftë ndaj Bashkimit

Loci: Me palestrën, në Rahovec do të ishim të pamposhtur – luftojmë për fitore qoftë ndaj Prishtinës, qoftë ndaj Bashkimit

Trajneri i KB Rahovecit, Bujar Loci, është shprehur mjaft optimist para fazës së post sezonit, atë të playoffit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci arriti që të sigurojë plasmanin në playoff të Superligës për herë të parë në histori të klubit edhe pse pa palestër dhe me shumë vështirësi e me buxhet minimal.


Sipas trajnerit Bujar Loci, një arritje të tillë nuk e ka arritur asnjë klub tjetër dhe ai thotë se kjo është meritë e kryesisë së klubit, tifozëve dhe qytetit, teksa thekson se në rast se Rahoveci do ta kishte palestrën, atëherë klubi Vreshtar do të ishte i pamposhtur.

Për faqen zyrtare të klubit strategu pejan tha se nuk i intereson kush do të jetë kundërshtari, pasi thotë se në çdo ndeshje ekipi i tij lufton për t’u ranguar sa më lart dhe për të fituar.

“Ishte ndeshje e vështirë ndaj Kerasanit ashtu siç e prita, sepse janë pikërisht këto skuadra që duan të tregohen dhe kanë lojtarë të rinj me shumë vullnet. Ne kemi kryer punën tonë në këtë duel dhe arritëm kualifikimin në mënyrë historike. Askush nuk e ka bërë këtë më herët pa palestër dhe me buxhet minimal, andaj ky sukses i dedikohet tifozëve, gjithë Rahovecit dhe kryesisë së klubit. Jam krenar me këtë arritje dhe jam krenar që jam pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm të cilët më kanë besuar nga momenti i parë, në humbje e fitore”.

“Sa i përket playoffit, është mëkat që nuk kemi palestrën në Rahovec, pasi që besoj se në Rahovec nuk do të kishte ekip që do të mund të na mposhtë. Sinqerisht, këtë mendim e kam krijuar pas ndeshjes ndaj Yllit, ku publiku na ndihmoi të realizojmë performancën më të mirë të sezonit. Megjithatë, një publik i tillë do të na duhet edhe në playoff dhe ftoj të gjithë të na përkrahin, si mysafir e si “vendas”, pasi që gjithë sezonin ishim mysafir, por me tifozët dhe publikun mund ta bëjmë shtëpi edhe terenin mysafir”.

“Bashkimi apo Prishtina? Skuadra do të luftojë për fitore ndaj Trepçës, që do të thotë se duam vendin e tretë. Nuk më intereson kush mund të jetë kundërshtari i ardhshëm, pasi që ndaj kujt do ne do të luftojmë për fitore. Kemi respekt për skuadrat lidere, por nuk kemi aspak frikë dhe kemi treguar se mund t’i mposhtim në përballjet direkte të këtij sezoni. Me publikun, qytetin dhe tifozët, ne mund të triumfojmë”.

“Ariani pritet të kthehet shumë shpejt, ai është një prej lojtarëve kryesorë. Ekipi do të kompletohet edhe në pozitën 5 me rikthimin e kapitenit Sharku nga Norvegjia, të cilin mezi pres ta shoh në stërvitje dhe të gatshëm për të performuar, kam respekt të veçantë për të. Na duhen performanca të forta ekipore për të krijuar gjëra edhe më të bukura më tutje, sepse kur kam ardhur në Rahovec, askush nuk më besoi se do të luftojmë për titull, por tash shoh se të gjithë besojnë dhe pres që përkundër vështirësive, të gjithë të punojmë bashkë dhe të besojmë për qëllimin tonë për rezultate sa më të mira. Vetëm bashkë mundemi”, deklaroi Loci për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori