LAJMI I FUNDIT:

“Lloçi” në stadiumin e Prishtinës, Pacolli: Kush po t’i bllokon investimet për mirëmbajtjen e fushës o Përparim Rama?

“Lloçi” në stadiumin e Prishtinës, Pacolli: Kush po t’i bllokon investimet për mirëmbajtjen e fushës o Përparim Rama?

Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të kualifikimeve në Euro 2024.

Kosova shënoi fitore 1 me 0 ndaj Izraelit, ndërsa, krahas urimeve qe morën lojtarët për paraqitjen e mirë në lojë, në rrjetet sociale pati shumë kritika sa i përket fushës së stadiumit, e cila pjesë-pjesë ishte me baltë, transmeton Telegrafi.


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në platformën “X”, ka shkruar se Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për mirëmbajtjen e fushës së stadiumit.

Ajo ka parashtruar pyetje për kryetarin Përparim Rama, duke e pyetur se “kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës”.

“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës. Kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama? “Pak llap, pak gollak”, pak rrenc e pak manipulant”, është shprehur ajo.

Kritika për fushën e futbollit bëri edhe kapiteni i Izraelit, Eran Zahavi.

Pas ndeshjes, ai deklaroi se fusha e futbollit më shumë ishte si stallë derrash.

Kapiteni i Izraelit shpërthen pas humbjes nga Kosova: Terreni i fushës dukej si stallë e derrave
Lexo po ashtu Kapiteni i Izraelit shpërthen pas humbjes nga Kosova: Terreni i fushës dukej si stallë e derrave

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori