LAJMI I FUNDIT:

Llazanje me mocarelë

Llazanje me mocarelë

Përbërësit:
1 paketim petësh për llazanje
* 400 gramë domate të konservuara
* 1 kokë qepë
* 130 gramë gjalpë
* 4 decilitra qumësht
* 2 lugë miell
* 200 gramë djathë mocarela
* 200 gramë proshutë
* 40 gramë djathë parmezan
* 5 lugë vaj
* borzilok, rigon, mëlmesa të përziera, piper i zi

Gatimi:
1. Salcë domatesh – qepa pritet më katrorka dhe kaurdiset, derisa të skuqet, në vaj të nxehtë. Shtohen domatet e konservuara, të prera në katrorka, pastaj shtohen edhe rigoni, borziloku dhe mëlmesa sipas shijes. Të gjitha kaurdisen në temperaturë mesatare, derisa të fitohet një masë kompakte. Salca e përgatitur lihet të ftohet e pastaj përzihet me mikser.

2. Salcë beshamel – në një tenxhere të vogël shkrihen 100 gramë gjalpë, shtohet mielli dhe kaurdiset pakët, sa të skuqet. Pastaj gradualisht shtohet qumësht dhe përzihet gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar. Salcës së përgatitur i shtohen mëlmesa sipas shijes.

Finalizimi:
1. Ena drejtkëndëshe e qëndrueshme ndaj zjarrit lyhet me gjalpin e mbetur, shtrihen në të petët për llazanje dhe u derdhet përmbi pak salcë domatesh. Pastaj renditen rrathët e mocarelës, palosen edhe rriskat e proshutës dhe përmbi to derdhet pak salcë beshamel.

2. Procedura e njëjtë përsëritet disa herë, derisa të harxhohet i tërë materiali i përgatitur. Përfundohet me salcë domatesh dhe me rrathë mocarele.
Llazanjet piqen, derisa të zbutet brumi, në furrën e nxehtë në 220 C.