Drin Llalloshi, anëtar i Klubit të Notit Prishtina dhe rekordmbajtës i disa diciplinave të notit në Kosovë.

Në vitin 2008, theu 12 rekorde, 8 në kategorinë e Juniorëve dhe 4 në kategorinë e Seniorëve. Po ashtu ne ketë vit ai u shpërblye si notuesi më i mirë ne kategorinë e juniorëve. Në vitin 2009, Drini ka treguar rezultate edhe më të mira, duke thyer rekordet e mëparshme, dhe duke u bërë kampion në maratonën e notit të Kosovës.


Po në ketë vit ai u dekorua nga komuna e Prishtinës, si një ndër 10 sportistët më të mirë në komunën e Prishtinës. Pas dy viteve ai u shpërngul në SHBA, ku edhe vazhdoi shkollimin dhe karrierën e tij te notit, jo si notues por si mësues i notit.

Gjatë kësaj periudhe, Drini iu bashkëngjit organizatës YMCA e cila është një ndër organizatat më të mëdha në sportin e notit në SHBA. Pas 4 vite karrierë në ketë organizatë, Drini me datën 16 Mars të këtij viti zyrtarisht u certifikua si trener i pare Kosovarë nga USA Swimming (Federata Amerikane e Notit) dhe ASCA (American Swimming Coaches Association). Drini ka arritur që te bëhet ndihmës trajner në "Westfield Area YMCA", një ndër ekipet më të mira të notit në New Jersey.

11073504 10206240749887676 3043241250596129729 n

“Arsyet e mija që kam ardhur në SHBA është vazhdimi i shkollimit dhe trajnimi në sportin e notit si trener, në menyrë që të kontriboj për të ardhmen e sportit të notit në Kosovë. Sportistët Kosovarë kane nevojë që ta zgjerojnë edhe më shumë dijeninë për nga sporti i notit, dhe te gjitha sportet e tjera”.

“Prandaj, ne si mësues të sportit jemi të obliguar të integrohemi në federata dhe organizata të ndryshme të sportit, që të bëjmë më të lehtë zhvillimin e sportistëve të rinj Kosovare. Porosia ime për sportistët Kosovarë është, që të vazhdojnë të merren me sportin e notit, dhe aktivitete të tjera sportive, sepse sporti sjellë përfitime të shkëlqyeshme në jetën e njeriut, si ato edukative, sporti zhvillon mendjen dhe mbron shëndetin e njeriut”, tha Llalloshi. /Telegrafi/

telegrafi sport app