LAJMI I FUNDIT:

Lizzo reagon për herë të parë ndaj akuzave për ngacmim seksual të ish-valltareve të saj

Lizzo reagon për herë të parë ndaj akuzave për ngacmim seksual të ish-valltareve të saj

Lizzo më në fund ka reaguar mbi padinë që tre nga ish-balerinët e saj rezervë ngritën kundër saj të martën (1 gusht).

“Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese”, tha fituesja e “Grammy”, 35 vjeçe, në një deklaratë të postuar në mediat sociale të enjten (3 gusht).


“Etika, morali dhe respekti im i punës janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar. Zakonisht unë zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë aq të pabesueshme sa duken dhe tepër të egra për të mos u adresuar”, u shpreh tutje ajo, shkruan PageSix.

Foto: Lizzo/Instagram

Këngëtarja e “2 Be Loved” tha se pretendimet “të sensacionalizuara” erdhën nga ish-punonjësit që “tashmë e pranuan publikisht” se sjellja e tyre gjatë turneut me të kishin qenë “të papërshtatshme dhe joprofesionale”.

Ajo shpjegoi se me “pasionin” e saj vjen “puna e vështirë dhe standardet e larta”, duke pranuar se duhet “të marrë vendime të vështira”.

“Nuk është kurrë qëllimi im të bëj dikë të ndihet jo rehat ose sikur të mos vlerësohesh në ekpi”, tha artistja.

Foto: Getty Images

Lizzo tha në deklaratën e saj se nuk po përpiqej të shfaqej si “viktimë”, por iu lut fansave dhe ndjekësve të saj që të dinin se ajo nuk është “e keqja” që është portretizuar si ditët e fundit.

“Unë jam shumë e hapur me seksualitetin tim dhe ta shpreh atë, por nuk mund të pranoj apo lejoj që njerëzit ta përdorin atë hapje për të më bërë të jem diçka që nuk jam. Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë”, tha ajo.

Këngëtarja e “Boys” shtoi se ajo e di se si është “të bullizohet për trupin në baza ditore dhe absolutisht nuk do ta kritikonte apo largonte kurrë një punonjës për shkak të peshës së tij”, u shpreh Lizzo tutje.

“Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë që kam bërë në botë të errësohet nga kjo. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar për të më ngritur lart gjatë kësaj kohe të vështirë”, përfundoi Lizzo deklaratën.

Foto: WireImages

Crystal Williams, Arianna Davis dhe Noelle Rodriguez u bashkuan për të akuzuar Lizzo, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Jefferson, për krijimin e një mjedisi armiqësor pune, ngacmim seksual dhe diskriminim, ndër pretendimet e tjera.

Në shkurt, këngëtarja e “Good as Hell” dyshohet se i ftoi kërcimtarët e saj në një natë shthurjeje në lagjen e Amsterdamit, e njohur për teatrot dhe dyqanet e seksit, klubet dhe baret.

Ndërsa ishte në “Bananenbar”, një klub i njohur për argëtimin e të rriturve, Lizzo dyshohet se i inkurajoi kërcimtarët e saj që “të preknin me radhë interpretuesit nudo, të kapnin dildo të lëshuara nga vaginat e interpretuesve dhe të hanin banane që dilnin nga vaginat e interpretuesve”.

Muajin pasardhës, këngëtarja e “Truth Hurts” i ftoi përsëri kërcimtarët e saj gjatë një turneu në Paris, por dyshohet se nuk përmendi se vendi ku ata do të shkonin ishte një kabare nudo.

Foto: Instagram

Në prill, Lizzo bëri që valltaret të ri-audicionin për gati 12 orë rraskapitëse pasi ajo dyshohet se i akuzoi ata për “joprofesionalizëm” dhe dyshoi se disa prej tyre kishin pirë alkool përpara shfaqjeve.

Në një akuz tjetër, Lizzo dyshohet se kishte bullizuar me peshën Davis, edhe pse ajo kishte zbuluar para punësimit të saj se ajo lufton me ngrënien e tepërt, depresionin dhe ankthin. Valltarja u pushua nga puna pasi u zbulua se ajo kishte regjistruar fshehurazi një takim ekipi.

Lizzo akuzohet për ngacmim seksual nga ish-valltaret e saj
Lexo po ashtu Lizzo akuzohet për ngacmim seksual nga ish-valltaret e saj

Sipas padisë, Rodriguez dha dorëheqjen më pas në shenjë solidariteti me Davis sepse ajo ndjeu se shoqja e saj ishte “mosrespektuar” gjatë punës.

Përveç Lizzo, kompania e prodhimit të këngëtares, Big Grrrl Big Touring, Inc., dhe trajnera e vallëzimit, Shirlene Quigley janë gjithashtu të akuzuar në padi.

Ndërkohë, që kur akuzat janë bërë publike, Lizzo është përballur me një sërë reagimesh në internet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori