LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po monitoron sensacionin e PSV-së, Malen

Liverpooli po monitoron sensacionin e PSV-së, Malen

Talenti i madh holandez, Donyell Malen ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Liverpoolit.

Malen ka befasuar me rendimentin e treguar në këtë fillim sezoni te klubi holandez, PSV Eindhoven.


20-vjeçari holandez ka shënuar nëntë gola nga 12 paraqitjet e para këtë fillim sezoni dhe ka bërë shumë klube të njohura për vete.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Liverpooli po e monitoron me kujdes situatën e tij.

Ky medium shton se kampionët evropianë janë të interesuar të bëjnë një ofertë për Malen në vitin e ardhshëm.

Reds duan një konkurrues për Roberto Firminon në sulm dhe Malen shihet si ideali. /Telegrafi/