LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nuk planifikon blerje të tjera, por gjashtë futbollistë pritet të largohen

Liverpooli nuk planifikon blerje të tjera, por gjashtë futbollistë pritet të largohen
(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Me sigurimin e shërbimeve të Thiago Alcantara dhe Diogo Jota, Liverpooli e ka përfunduar biznesin e blerjeve në këtë afat kalimtar.

France Football ka raportuar të martën se Redsat i kishin vazhduar përpjekjet për përforcimin e skuadrës duke dashur ta blinin sulmuesin e Watfordit, Ismaila Sarr dhe huazimin e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.


Megjithatë, pasi Jurgen Klopp i siguroi shërbimet e Thiago dhe Jota, Liverpool Echo raporton se është mbyllur gjithçka sa u përket ardhjeve te klubi.

(Foto: Matt Dunham – Pool/Getty Images)

Megjithatë, një numër i caktuar i futbollistëve të ekipit të parë pritet të largohen deri në fund të këtij afati kalimtar më 5 tetor.

Alcantara refuzoi të prekte “This is Anfield” shkaku i Torresit
Lexo po ashtu Alcantara refuzoi të prekte “This is Anfield” shkaku i Torresit

Sulmuesi Rhian Brewster mund të huazohet, po ashtu edhe mesfushori Marko Grujic, i cili ka qenë për dy vite i huazuar te Hertha Berlini. Mesfushori tjetër, Harry Wilson, pritet të shitet.

(Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)

Anësori shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Xherdan Shaqiri, është një tjetër emër në listën e largimeve të Liverpoolit. Redsat i kanë vënë një çmim në vlerë prej 27 milionë eurosh futbollistit 28 vjeçar.

Loris Karius që është kthyer nga huazimi dyvjeçar te Besiktasi, konsiderohet tepricë, po ashtu edhe Ben Woodburn që kërkohet nga Sparta Rotterdam. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori