LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Shrewsburyt dhe kalon në rrethin tjetër të FA Cup

Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Shrewsburyt dhe kalon në rrethin tjetër të FA Cup
Foto: Liverpool FC/Twitter

Liverpooli ka kaluar në rrethin tjetër të FA Cup, pasi ka eliminuar Shrewsbury Town me rezultat 4-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, duke shënuar pas vetëm 27 minutash lojë me anë të Daniel Udoh që u asistua nga Nathaniel Ogbeta.


Por, The Reds i barazuan shumë shpejtë shifrat në 1-1 me anë të Kaide Gordon (34’), që u asistua prej Conor Bradley.

Shënon gol ndaj Liverpoolit dhe feston në stilin e Ronaldos para tifozëve të The Reds
Lexo po ashtu Shënon gol ndaj Liverpoolit dhe feston në stilin e Ronaldos para tifozëve të The Reds

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Liverpooli fitoi një penallti, të cilën në minutën e 44-të në gol e konvertoi Fabinho.

Në 45 minutat e dytë, vendasit sërish dominuan, për ta realizuar edhe golin e tretë, tani me anë të Roberto Firminos (78’), që pranoi një asistim nga Ibrahima Konate.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp nuk ndaloi me kaq dhe e realizoi edhe të katërtin përmes Fabinhos (90+3′), që ishte goli i tij i dytë në këtë takim.

Me këtë fitore 4-1, Liverpooli kaloi në rrehtin tjetër të garës së dytë më të madhe në Angli, FA Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori