LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ende nuk mund ta konfirmojë datën e rikthimit të Alissonit nga lëndimi

Liverpooli ende nuk mund ta konfirmojë datën e rikthimit të Alissonit nga lëndimi
Alisson Becker (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i portierëve të Liverpoolit, John Achterberg, ka thënë se është e vështirë të parashikohet data e rikthimit të Alisson Beckerit nga lëndimi.

Portieri brazilian pësoi lëndim në muskulin e këmbës së djathtë qysh në xhiron e parë të Ligës Premier te The Reds në përballjen ndaj Norwichit.

Liverpooli do të jetë nikoqir i Arsenalit në “Anfield Road” nesër (e shtune) nga ora 18:30, ndërsa Adrian do të startojë në portë, shkaku i lëndimit të Alisson.

“Alisson është mirë. Ai merr pjesë çdo ditë në tretmanët mjekësore dhe mundohemi që t’i zhvillojmë gjërat sa më shumë”, ka thënë Achterberg.

Klopp flet për lëndimin e Alisson: E sigurt që nuk luan të mërkurën, mund të mungojë deri në disa javë
Lexo po ashtu Klopp flet për lëndimin e Alisson: E sigurt që nuk luan të mërkurën, mund të mungojë deri në disa javë

“Ai është në gjendje që t’i bëjë disa stërvitje në palestër pa përdorur këmbën e tij. Është e vështirë, por duhet të vazhdoni të jeni pozitiv”, ka thënë më tej trajneri i portierëve të Liverpoolit.

Alisson është pjesë e rëndësishme e The Reds dhe sukseseve të arritura në sezonin e kaluar, e që Jurgen Klopp do të shpresojë që braziliani të kthehet sa më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori