LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli e sheh Lemarin si zëvendësues të Coutinhos  

Liverpooli e sheh Lemarin si zëvendësues të Coutinhos  
Lemar ka qenë i lidhur edhe me Barcelonën!

Liverpooli është i vendosur të konkurrojë me Arsenalin për të nënshkruar me yllin e Monacos, Thomas Lemar.

Nëse Philippe Coutinho vendos të bashkohet përfundimisht me Barcelonën, atëherë Redsat kanë etiketuar zëvendësuesin e tij.


Monaco e lë Lemarit të shkojë te Arsenali, por për çmimin e kërkuar
Lexo po ashtu Monaco e lë Lemarit të shkojë te Arsenali, por për çmimin e kërkuar

Sipas mediumit francez Le 10 Sport, anësori i talentuar francez, Lemar, i cili është edhe objektiv i kamotshëm i Arsenalit shihet si zëvendësues ideal i brazilianit.

Monaco tashmë ka hedhur poshtë një ofertë prej 50 milionë euro nga Topçinjtë për anësorin e tyre të majtë, por francezët kërkojnë 60 milionë euro.

Megjithatë, transferimi i Lemarit në Anfield varet nga transferimi i Coutinhos tek Barcelona, ashtu sikurse transferimi i brazilianit që varet nga largimi i Neymarit drejt PSG. /Telegrafi/