Të zgjedhurit e Brendan Rodgers fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në The Goldsands Stadium, për të siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të kësaj gare.

Dy gola të Raheem Sterling (21’ dhe 51) dhe një gol i Lazar Markovic (27’) bënë që ‘Të Kuqtë’ të triumfonin kundrejt golit të vetëm të vendasve që realizuar nga Dan Gosling (57’).


Në gjysmëfinale të Kupës së Ligës është kualifikuar edhe Tottenham Hotspur, pas fitores prej 4-0 kundër Newcastle United.

Nabil Bentaleb (18’), Nacer Chadli (46’), Harry Kane (63’) dhe Roberto Soldado (70’) ishin golashënuesit e Spursave.

Dy skuadrat tjera pjesëmarrëse në katër të fundit janë Chelsea dhe Sheffield United. /Telegrafi/

telegrafi sport app