LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dhe Chelsea ndahen në paqe në derbin e tensionuar

Liverpooli dhe Chelsea ndahen në paqe në derbin e tensionuar

Liverpooli dhe Chelsea kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ligën Premier.

Reds nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë terrenin vendas dhe të marrin tri pikë, pasi janë ndalur nga Blutë ne një barazim që erdhi në një ndeshje me jo pak tensione.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë nga vendasit, por të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, pasi befasuar me anë të Kai Havertz (22’), i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Reece James.

Liverpooli arriti të kthehet në lojë vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë duke shënuar me anë të Mohamed Salah për 1-1.

Goli Salah erdhi nga pika e bardhë, pasi gjyqtari rishikoi VAR-in, pa prekjen me dorë të James, i cili edhe u ndëshkua me të kuq.

Në pjesën e dytë, Reds ishin skuadër me kërkuese, rrezikuan dhe menaxhuan lojën, pasi kishin edhe epërsi numerike kundrejt 10 lojtarëve të Chelseat.

Diogo Jota (52’) dhe Jordan Henderson (59’) provuan ta gjejnë golin, por pa sukses, ndërsa Chelsea u mbrojt mirë deri në fund dhe mori një barazim shumë të vlefshëm 1-1.

Pas këtij barazimi, Chelsea e sheh veten në pozitën e dytë me shtatë pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli i treti.

Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në udhëtim te Leeds United, ndërsë Blutë e presin Aston Villan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori