LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli apo Real Madridi: Aguero parashikon se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liverpooli apo Real Madridi: Aguero parashikon se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero pret që Liverpool t’i japë një luftë shumë të ashpër Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi deklaroi për Stake.com: “Unë mendoj se Real Madridi ka më shumë përvojë në përgjithësi si klub, por Liverpooli është paraqitur mirë në Ligën e Kampionëve për vitet e fundit”.


“Do të jetë afër, por unë mendoj se Madridi do të jetë më i sigurt, pasi ka luajtur finalet më parë dhe ka kthyer lojëra të vështira në të kaluarën. Ky është avantazhi që mund të tregoj”.

Sot luhet finalja e garës më të madhe për klube në Evropë mes Liverpoolit dhe Real Madridit
Lexo po ashtu Sot luhet finalja e garës më të madhe për klube në Evropë mes Liverpoolit dhe Real Madridit

“Historia dhe përvoja e anojnë peshoren. Madridi e dëshmoi këtë, duke fituar ndeshjet e tyre në shtëpi me Bernabeun që është një faktor kyç. Por, finalja është në terren neutral, kështu që mund të jetë më e ekuilibruar”.

Madridi ka humbur vetëm një nga tetë finalet e tyre të fundit të Ligës së Kampionëve – ajo erdhi kundër Liverpoolit në Paris në vitin 1981.

Ata e fituan kompeticionin për herë të fundit në vitin 2018, duke mposhtur Liverpoolin e Jurgen Kloppit për të ngritur titullin e tyre të 13-të, që ishin tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve.

Finalja do të luhet në Paris nga ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori