LAJMI I FUNDIT:

Liverpool kontakton Realin për Asension

Liverpool kontakton Realin për Asension

Liverpool, sipas AS, ka kontaktuar Real Madridin në lidhje me një marrëveshje të mundshme për Marco Asension.

Reprezentuesi spanjoll po sheh një largim nga Santiago Bernabeu, por sugjerohet që çdo marrëveshje këtë verë do të kushtojë rreth 60 milionë euro.

Asensio nuk është i lumtur me minutazhën te Los Blancos dhe ka kohë që po e konsideron largimin.

Asensio ende nuk e ka vendosur të ardhmen, ka pesë oferta në tavolinë
Lexo po ashtu Asensio ende nuk e ka vendosur të ardhmen, ka pesë oferta në tavolinë

Në anën tjetër, Jurgen Klopp është admirues i lojës së tij dhe ndër sezonesh e ka kërkuar transferimin e tij.

Real Madridi duket se është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me lojtarin, por vetëm nëse arrin një ofertë e kënaqshme për ta.

Liverpooli nuk e ka problem që të paguajë atë shumë, derisa i duhet të arrijë marrëveshje personale me lojtarin rreth pagës dhe viteve në kontratë. /Telegrafi/