Liverpooli ka barazuar në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur me rezultat të 2-2.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka arritur të mbaj deri në fund rezultati pozitiv, pasi ka pranuar gol në minutat e fundit dhe derbi i javës në Ligën Premier ka përfunduar me barazim.


Golat në këtë takim u shënuan nga Mohamed Salah (3', 90+1') për Reds, ndërsa për Spurs shënoi Victor Wanyama (80') dhe Harry Kane (90+4').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi egjiptian Salah, i cili u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafir, Eric Dier, i cili u vlerësua me 5.5. /Telegrafi/ Liverpool:

notat reds e1517769290780

Tottenham: 

notat reds 1 e1517769308900

telegrafi sport app