Lista zyrtare e Eurovisionit, Shqipëria këndon në natën e parë (Video)

Është publikuar lista zyrtare e renditjes të këngëve pjesëmarrëse në gjysmëfinalet e Eurovisionit, që këtë vit mbahet në Vjenë të Austrisë.
Pjesë e gjysmëfinales së parë më 19 maj do të jenë 16 këngë, ndërsa 17 tjera në të dytën dy ditë më vonë, transmeton koha.net.
Shqipëria, që sivjet përfaqësohet nga Elhaida Dani, do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e parë dhe do të këndojë e 14-ta në radhë.
Finalja do të zhvillohet më 23 maj.
Elhaida Dani do të këndojë këngën “I’m Alive” të krijuar nga dyshja e njohur nga Kosova, Zzapp & Chriss.
Kjo është lista zyrtare e gjysmëfinales së parë:
- Moldavia
- Armenia
- Belgjika
- Holanda
- Finlanda
- Greqia
- Estonia
- Maqedonia
- Serbia
- Hungaria
- Bjellorusia
- Rusia
- Danimarka
- Shqipëria
- Romania
- Gjeorgjia
Lista e gjysmëfinales së dytë
- Lituania
- Irlanda
- San Marino
- Mali i Zi
- Malta
- Norvegjia
- Portugalia
- Çekia
- Izrael
- Letonia
- Azerbajxhan
- Islanda
- Suedia
- Zvicra
- Qipro
- Sllovenia
- Polonia
/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2015
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































