LAJMI I FUNDIT:

Lista e yjeve që refuzuan pjesëmarrjen në inaugurimin e Trump

Lista e yjeve që refuzuan pjesëmarrjen në inaugurimin e Trump

Donald Trump më 20 janar do të betohet si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa një pjesë e artistëve me famë botërore kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e inaugurimit të tij si president.

Përgjigje negative si fillim ka marrë nga Andrea Bocelli dhe nga grupi “Volo” që e kanë shpjeguar refuzimin me fjalët: “Kemi refuzuar ftesën e tij, sepse nuk kemi qenë dakord me idetë e tij. Nuk mund të mbështesim një njeri, që e ka bazuar politikën ne ksenofobi dhe racizëm”.

Më poshtë është lista me emrat e muzikës që kanë refuzuar:

Refuzimi elegant i Celin Dion
Sipas TMZ, Celin Dion ka refuzuar ftesën presidenciale sepse “ishte e zënë”.

Celine Dion nuk ka kohë të këndojë në inaugurimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së
Lexo po ashtu Celine Dion nuk ka kohë të këndojë në inaugurimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së

JO-ja politike e Kiss
Rok bendi e ka refuzuar ftesën e presidentit të ri. Kjo, duke iu referuar statusit të gruas së liderit Gene Simmons, Shannon, në profilin e saj në Twitter.

Përgënjeshtrimi i Elton John
Zëdhënësi i artistit anglez, Fran Curtis, ka njoftuar zyrtarisht se Elton nuk do të këndojë në natën e inaugurimit të presidentit Trump. Njoftimi është bërë i nevojshëm pas lajmërimit të bërë nga një anëtar i stafit të presidentit të sapozgjedhur.

Garth Brook nuk do të jetë
Nuk do të jetë në këtë mbrëmje edhe ylli i muzikës ‘country’, Garth Brooks, i cili ka konfirmuar refuzimin e tij të madh.

Shakaja e Chainsmokers
Një gazetar, ndoshta për shaka kishte shkruar se dy te bashkuarit nën emrin “The Chainsmokers” do të marrin pjesë në natën e inaugurimit në 20 janar. Batuta është përgënjeshtruar nga menaxheri i bendit, transmeton Dritare.net.

Dy DJ-ët përgënjeshtruan lajmin e pjesëmarrjes

Ylli i ri i “America’s got Talent”
Jackie Evancho, mbretëresha gjashtëmbëdhjetë vjeçe e spektaklit të eksportuar në të gjithë botën është një ndër nga të paktët artistë, të konfirmuar në ditën e inaugurimit të Donald Trump.

Dhimbja e stomakut të kërcimtarëve
Edhe asambleja e kërcimit “The Radio City Rockettes” ka konfirmuar se do të marrë pjesë në evenimentintin e 20 janarit. Megjithatë, disa balerina janë në mëdyshje, të zëna ngushtë dhe të shqetësuara, asnjëra nga balerinat me ngjyrë nuk ka vendosur të marrë pjesë.

JO-ja e David Foster
Muzikanti kanadez ka një shënim për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që e mendonin të sigurt pjesëmarrjen e tij (ose edhe rolin organizativ), për natën e presidencës së Trump: “Me edukatë dhe respekt kam refuzuar. Çdo lajm tjetër në lidhje më çështjen është i pabazë”.

Ice T
Ice T ka hedhur në Twitter refuzimin e tij zyrtar, të cilin e ka marrë nëpërmjet telefonit: “Nuk jam përgjigjur, pastaj kam bllokuar numrin e atij që më telefonoi”.

Reperi dhe aktori, Ice T, refuzoi pjesëmarrjen

Gjendja e Rebeccas
Këngëtarja britanike Rebecca Ferguson ka sqaruar se do të marrë pjesë, vetëm nëse interpreton këngën “Strange Fruit”, një këngë e bërë e famshme nga Billie Holiday, e cila u bë himn i fushatës, anti-raciste në botë.

JO-ja e paralajmëruar e Adam Lambert
I intervistuar nga BBC-ja për pjesëmarrjen e tij të mundshme në koncertin për nder të Donald Trump, kantautori u përgjigj se “nuk do të marrë para nga një tip i tillë”.

Refuzoi edhe Matt Healy nga “The 1975”
Edhe Matt Healy, udhëheqësi i grupit të rokut britanik “The 1975”, do të jetë i gatshëm nëse do ta ‘superpaguante’. Por , do të plaste një revoltë”.

Deklarata e John Legend
Kantautori John Legend ka deklaruar për BBC: “Ai që punon me krijimet e veta, duhet të hedhë poshtë urrejtjen dhe intolerancën. Mendoj se është për të ardhur keq, që shumë krijues bien dakord për të bashkëpunuar me dikë që sillet në mënyrë fanatike, duke predikuar urrejtje dhe përçarje”.

Legend është kundër urrejtjes dhe mungesës së tolerancës

Refuzojnë edhe Dixie Chicks

Edhe grupi i ‘countryt’, e përbërë vetëm nga femra ka shpjeguar, nëpërmjet menaxherit të tyre që nuk do të pranonte kurrë një ftesë të atillë.

Batuta e Rick Astley
“Varet se sa i madh është çeku”, i është përgjigjur pyetjes së BBC-së për një pjesëmarrje të mundshme në mbrëmjen e 20 janarit. Por, pak më vonë ka shtuar “Sidoqoftë, si Donald Trump apo kushdo tjetër, nuk jam i sigurt që do të luaja për një president amerikan. Për të qenë i sinqertë, nuk ka vend për një artist britanik”.

Të pavendosurit Beach Boys
Beach Boys kanë qenë të ftuar në fillim të janarit, dhe nuk e kanë zgjidhur akoma çështjen e pjesëmarrjes së tyre për ditën e inaugurimit.

JO-ja e vonuar e Andrea Bocellit
Artisti Italian në fillim kishte pranuar, por më pas ndryshoi mendje nga presioni i vazhdueshëm që i bënë fansat në mediat sociale. “Situata po bëhet jo vetëm joinkurajuese, por edhe po protestohet shumë . Nuk ka asnjë mënyrë që unë ta bëj këtë koncert”, është shprehur ai.

Andrea Bocelli u tërhoq nga presioni i fansave

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori