LAJMI I FUNDIT:

Lista e vitaminave të cilat kurrë nuk duhet t’i merrni në mëngjes

Lista e vitaminave të cilat kurrë nuk duhet t’i merrni në mëngjes

Mjekët paralajmërojnë për pasoja të pakëndshme!

Vitaminat janë shtesë e ushqimit plotësues, por është shumë me rëndësi në cilën kohë të ditës merren.


Nuk është njësoj a do ta merrni një vitaminë të caktuar në mëngjes, pas stërvitjes apo para se të flini gjumë.

Sipas mjekëve, marrja e vitaminave të caktuara në mëngjes është veprim i gabuar, transmeton Telegrafi.

“Marrja e vitaminave në lukth të zbrazët shpesh mund të çrregullojë traktin gastrointestinal. Shumë njerëz ndiejnë dhembje në stomak, të përziera dhe kanë diarre”, thotë gastrologia Christine Lee dhe thekson që multivitaminat patjetër duhet t’i merrni me ushqim.

Cilat vitamina dhe minerale nuk duhet marrë bashkë dhe cilat duhet të merren
Lexo po ashtu Cilat vitamina dhe minerale nuk duhet marrë bashkë dhe cilat duhet të merren

“Koha më e mirë për marrjen e multivitaminave është gjatë racionit, në mënyrë që çdo yndyrë të mund të ndihmojë në absorbim”, ka thënë ajo.

Vitaminat A, D, E dhe K janë të zbërthyeshme në yndyra dhe nuk duhet t’i merrni në lukth të zbrazët.

Koha më e mirë për të marrë vitaminë D dhe vitamina të tjera të tretshme në yndyrë është pasi të keni ngrënë ushqime që përmbajnë yndyrë.

Magnezi zakonisht përdoret si një mjet për të fjetur, kështu që është mirë të merret në mbrëmje.

Cilat janë vitaminat dhe mineralet e nevojshme në mënyrë që kockat e juaj të jenë të shëndetshme
Lexo po ashtu Cilat janë vitaminat dhe mineralet e nevojshme në mënyrë që kockat e juaj të jenë të shëndetshme

“Një nga efektet e njohura të magnezit është se ai mund t’ju bëjë të përgjumur. Pra, marrja e magnezit para se të shkoni në shtrat është koha më e mirë. Nëse një suplement ju shkakton të përziera, merrni atë para se të shkoni në shtrat sepse nuk do të ndiheni efektet anësore gjatë gjumit”, tha mjekja dhe shtoi:

“Marrja e tyre me ushqim rrit aftësinë e trupit për të absorbuar vitaminat dhe zvogëlon rrezikun e të përzierave dhe problemeve me stomakun.

Asnjëherë mos pini vitamina para stërvitjes, por pas stërvitjes, sepse do të shkaktojë prodhimin e acidit në stomak”, theksoi gastrologia Christine Lee. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori