LAJMI I FUNDIT:

Cilat vitamina dhe minerale nuk duhet marrë bashkë dhe cilat duhet të merren

Cilat vitamina dhe minerale nuk duhet marrë bashkë dhe cilat duhet të merren

Udhëzim për përdorim!

Të gjithë e dinë sa janë të rëndësishme vitaminat dhe mineralet për funksionimin e duhur të trupit tonë.


Në kohën e pandemisë njerëzit marrin kokë më vete vitamina dhe minerale të caktuara pa u konsultuar me mjekun. Është fakt që disa sosh nuk mund të kombinohen.

Kemi mbledhur informacione për të gjitha kombinimet më të mira dhe më të këqija në mënyrë që t’ju ndihmojmë të përfitoni sa më shumë nga sistemi juaj imunitar dhe shëndeti i përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Lejohen të kombinohen:

Vitamina A + vitaminat E dhe C

Vitaminat janë plotësisht kompatibile, nuk refuzojnë njëra-tjetrën. Vitamina E mbron vitaminën A nga oksidimi, por vitamina C shërben si katalizator natyror për dy këto vitamina, duke rritur veprimin e tyre. Pos kësaj, vitamina A është tërësisht kompatibile me zink dhe hekur, duke stimuluar absorbimin e tyre në trup.

Vitamina B2 + vitamina B6

Ky është rasti kur vitaminat thjesht duhet marrë në çift. Vetvetiu, vitamina B6 është në formë joaktive dhe thjesht kalon nëpër trup, por që në të nuk absorbohet. Vitamina B2 aktivizon vitaminën B6 dhe trupi i absorbon në mënyrë të përsosur.

Vitamina B2 + zinku

Vitamina B2 shërben si një katalizator natyral për zinkun, i cili absorbohet më mirë nën ndikimin e tij dhe mbron më aktivisht trupin.

Vitamina B6 + kalcium

Vitamina B6 kontrollon sasinë e kalciumit që eliminohet nga trupi, duke parandaluar mungesën e kalciumit.

Vitamina B6 + magnezi

Këto dy substanca ndihmojnë njëra-tjetrën: Vitamina B6 rrit bio-disponueshmërinë e magnezit në trup dhe magnezi, megjithatë, rrit aftësinë e vitaminës B6 që të depërtojë në qelizë.

Vitamina B9 + vitamina C

Vitamina C në këtë rast ndihmon në akumulimin e vitaminës B9 në inde, duke penguar eliminimin e plotë të saj nga trupi. Vitamina B12 + kalciumi. Pa kalcium, asimilimi i vitaminës B12 në trup parimisht është i pamundur.

Vitamina B12 + kalcium

Pa kalcium, asimilimi i B12 në trup është në parim i pamundur.

Vitamina C + hekuri + kromi

Secila nga këto tri substanca shërben si katalizator për absorbimin e dy të tjerave. Nëse i përdorni bashkë, nuk do të shpenzoni kot asnjë miligram të elementeve të dobishme.

Vitamina D + kalciumi dhe fosfori

Vitamina D është e domosdoshme për absorbimin e këtyre dy elementeve. Mund t’i përdorni përnjëherë, si edhe kalciumin dhe fosforin në kombinim me vitaminën D.

Vitamina E + seleni

Efekti antioksidues i vitaminës E në masë të madhe është i rritur në interaksion me selenin. Ky tandem ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe indeve nga dëmtimet dhe inflamacionet.

Vitamina K + kalciumi

Ky kombinim është përgjegjëse për forcën dhe shëndetin e kockave tuaja dhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Vitamina K ndihmon kalciumin në ndërtimin e indeve të eshtrave në trup dhe është gjithashtu përgjegjëse për mpiksjen e duhur të gjakut dhe parandalon kalcifikimin vaskular.

Bori + kalciumi, magnezi dhe fosfori

Bori ndihmon që të tri këto elemente vazhdimisht të asimilohen në trup dhe që në mënyrën e duhur t’i kryejnë të gjitha funksionet e tyre.

Nuk duhet kombinuar:

Vitamina B1 + vitaminat B2 dhe B3

Është e habitshme, mirëpo edhe vitaminat e të njëjtit grup mund të ndikojnë negativisht ndaj njëra-tjetrës. Vitaminat B2 dhe B3 në tërësi shkatërrojnë vitaminën B1, duke penguar që të absorbohen në trup.

Vitamina B9 + zink

Zinku ndikon negativisht në transportin e vitaminës B9 në trup dhe ndërhyn në thithjen e saj.

Vitamina B12 + vitamina C, bakri dhe hekuri

Me gjithë faktin që këto tri të fundit pajtohen mirë, ato gjithashtu e bëjnë vitaminën B12 absolutisht të padobishme.

Vitamina E + hekuri

Nën ndikimin e vitaminës E, trupi e absorbon dobët hekurin.

Hekur + kalcium, magnez, zink dhe krom

Tri të parat ulin nivelin e hekurit, dhe kromi ndikon negativisht në metabolizmin e “hekurit”. Hekuri në formën e tabletave absorbohet më pak nga trupi sesa hekuri nga ushqimi (më mirë – në kombinim me vitaminë C dhe fluor). Kur merrni tableta hekuri, nuk duhet t’i pini me qumësht, çaj ose lëngje të frutave të tharta.

Zinku + kalciumi

Pengojnë asimilimin e njëri-tjetrit.

Mangan + kalcium dhe hekur

Kalciumi dhe hekuri ndërhyjnë në përthithjen e manganit në trup.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori