LAJMI I FUNDIT:

Lista e transferimeve që mund të ndodhin nga tani deri më 1 shtator

Lista e transferimeve që mund të ndodhin nga tani deri më 1 shtator

Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht deri në fund të afatit kalimtar. Ndërsa afati kalimtar ka parë tashmë disa transferime të suksesshme, ka ende disa lojtarë me të ardhme të pazgjidhur që mund ta gjejnë veten në një ekip tjetër.

Më poshtë është lista e lojtarëve kryesorë që mund të bëjnë një lëvizje përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.

Marco Asensio

“Rinovoj apo largohem nga Real Madridi? Mendoj se janë tre mundësi, ekziston edhe mundësia për të qëndruar dhe për të përfunduar vitin e kontratës”, deklaroi mesfushori qershorin e kaluar pas një ndeshjeje me kombëtaren.

Ancelotti flet për të ardhmen e Asensios: Nëse qëndron mirë, por nëse largohet nuk vije askush në vend të tij
Lexo po ashtu Ancelotti flet për të ardhmen e Asensios: Nëse qëndron mirë, por nëse largohet nuk vije askush në vend të tij

Lojtari i Real Madridit është ende duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje për problemet e tij aktuale në kontratë dhe mund të përfundojë në Ligën Premier League, me Arsenalin një destinacion të mundshëm.

Cristiano Ronaldo

Pavarësisht se ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Manchester United, Ronaldo nuk ka arritur të gjejë një klub të denjë ose një klub mjaft të pasur për të përballuar pagën e tij.

Ndërsa Sporting dhe Napoli janë shfaqur si destinacione të mundshëm, asnjëra nuk mund të përballojë realisht pagat marramendëse të portugezit.

Mendes rikthehet te Chelsea për ta bindur Tuchelin në transferimin e Ronaldos
Lexo po ashtu Mendes rikthehet te Chelsea për ta bindur Tuchelin në transferimin e Ronaldos

Juan Mata

Juan Mata është një lojtar i lirë. Ish-lojtari i Manchester United ka refuzuar disa opsione duke përfshirë ofertat nga MLS sepse synimi i tij është të vazhdojë të konkurrojë në një nivel të lartë në Evropë.

Fabian Ruiz

Historia e Fabian Ruiz ka qenë një temë e përsëritur gjatë gjithë këtij afati. Paris Saint-Germain është i interesuar për nënshkrimin e lojtarit, por është përballur me një kundërshtim të ashpër nga Napoli.

Paris Saint-Germain afër transferimit të Fabian Ruiz
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain afër transferimit të Fabian Ruiz

Nëse një marrëveshje arrihet, atëherë Leonardo Paredes do të largohet te Juventusi, sipas Tuttosport.

Hector Bellerin

Hector Bellerin ende nuk është larguar nga Arsenali. Mbrojtësi spanjoll mund të kthehet ose te Real Betis ose te klubi i tij i fëmijërisë Barcelona.

Barcelona konsideron transferimin e Bellerinit
Lexo po ashtu Barcelona konsideron transferimin e Bellerinit

Marcelo

Mbrojtësi brazilian vazhdon të shikojë futboll nga larg, edhe pse sezoni tashmë ka nisur.

Braziliani po hedh opsion pas opsioni pasi vazhdon të kërkojë një destinacion që plotëson të gjitha kërkesat e tij. I fundit që ka rënë nga lista është Bayer Leverkusen, sipas Sky Sports.

Legjenda e Real Madridit, Marcelo pëlqehet nga pesë klube nga katër vende të ndryshme
Lexo po ashtu Legjenda e Real Madridit, Marcelo pëlqehet nga pesë klube nga katër vende të ndryshme

Pierre-Emerick Aubameyang

Pavarësisht nga një pjesë e dytë e shkëlqyer e sezonit të kaluar me Barcelonën, Pierre-Emerick Aubameyang nuk është më titullar për shkak të ardhjes së Robert Leëandoëskit.

Ai është lidhur me një rikthim në Londër, por këtë herë për t’u ribashkuar me ish-trajnerin Thomas Tuchel te Chelsea.

Aubameyang i gatshëm të kaloj te Chelsea, tani dy klubet do të diskutojnë çmimin për të
Lexo po ashtu Aubameyang i gatshëm të kaloj te Chelsea, tani dy klubet do të diskutojnë çmimin për të

Memphis Depay

Memphis Depay ende mund të lëvizë, pasi holandezi nuk ëhstë në planet e Barcelonës.

Ai ishte i lidhur me Juventusin, por klubet e tjera gjithashtu mund të bënin një ofertë të vonuar, veçanërisht nga Anglia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori