LAJMI I FUNDIT:

Lista me 14 shkurorëzimet më të shtrenjta në botën e sportit

Lista me 14 shkurorëzimet më të shtrenjta në botën e sportit
(Fotomontazh: The Sun)

Kur Robin Givens aplikoi për shkurorëzim nga Mike Tyson, boksieri legjendar u përfshi në listën e sportistëve që kanë përjetuar divorce shumë të shtrenjta, disa prej të cilave i sjellim në këtë artikull.

Jordan dhe 243 milionë dollarët

(Foto: WireImage)

Shkurorëzimi që konsiderohet si më i shtrenjti në histori të sportistëve, është ai i Michael Jordan në vitin 2006. Ndarja e tij nga Juanita Vanoy erdhi me një marrëveshje, sipas të cilës, basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave i pagoi rreth 243 milionë dollarë nënës së tre fëmijëve të tij.


Humphries dhe familja Kardashian

(Foto: NBCUniversal/Getty Images)

Edhe pse Kris Humphries nuk e ka statusin e sportistëve të tjerë në këtë listë, ndarja e tij është përfshirë për shkak të veçantisë. Dhe kjo është për faktin se martesa me Kim Kardashian zgjati vetëm 72 orë, ndërsa lidhja e tyre kishte zgjatur më pak se dy vjet. Pas një gjykimi të gjatë, gjithçka mori fund.

Abramovich, shtëpitë dhe pasuria e madhe

(Foto: PA Images/Getty Images)

Ai nuk e konsideron veten sportist, por shkurorëzimi i ish-pronarit të Chelseat ishte astronomik. Ai u nda nga gruaja e parë, Irina, në vitin 2007. Me të kishte shtatë fëmijë. Miliarderi rus ia dha katër shtëpi ish-gruas së tij, duke përfshirë një në West Sussex në vlerë prej 30 milionë dollarësh. Shuma totale e divorcit vlerësohet t’i ketë kushtuar ndërmjet 1.8 deri në 3.6 miliardë dollarë.

Woods dhe skandali i madh seksual

(Foto: Getty Images)

Skandali i tradhtive dhe varësisë ndaj seksit jo vetëm që i kushtoi shumë Tiger Woodsit në media, por nxiti edhe ndarjen nga gruaja e tij, Elin Nordegren, ndërsa marrëveshja për shkurorëzim i kushtoi 145 milionë dollarë duke mbetur vetëm prapa Greg Norman në botën e golfit, i cili pagoi 150 milionë dollarë gruas së tij, Laura Andrassy.

Schwarzenegger dhe 50 për qind

(Foto: Getty Images)

Miti i bodibildingut (shtatë hire fituesi i çmimit Mr. Olympia, në mesin e shumë titujve tjerë) ikona e filmave aksion dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, u shkurorëzua nga Maria Shriver në vitin 2011 pas 25 vitesh martesë. Kjo ndodhi pasi u mësua se djali i një ish-punonjëse ishte i Arnold Schwarzenegger. Meqenëse nuk kishin kontratë paramartesore, të ardhurat u ndanë nga 50 për qind, ashtu që aktori u desh t’i paguante 200 milionë euro ish-gruas së tij.

Wade dhe pensioni prej 300.000 dollarësh

(Foto: FilmMagic)

Njëri nga yjet më të mëdha në NBA, Dwyane Wade, që ka luajtur për Miami Heat, Chicago Bulls e Cleveland Cavaliers, pati një ndarje të gjatë nga Siovaughn Funches dhe shumë kundërthënëse në nivel publik. Gjithçka përfundoi me vendimin që basketbollisti t’i paguante ish-bashkëshortes pesë milionë euro dhe një pension vjetor prej 300.000 dollarësh.

Armstrong, nga Kristin te Sheryl Crow

(Foto: WireImage)

Para se të shndërrohej në njërin prej mashtruesve më të mëdhenj në histori të sporteve, kur u mësua se e gjitha karriera e tij kishte qenë një mashtrim, Lance Armstrong e braktisi gruan e tij për Sheryl Crow. Kristin përfitoi 27 milionë euro për pesë vitet e kaluara në martesë me çiklistin (nga 1998 deri në vitin 2003).

O’Neal dhe tradhtitë

(Foto: WireImage)

Tradhtitë e aluduar të një prej qendrave dominuese në dekadat e fundit në NBA, fitues i katër unazave kampionale, e shtynë gruan e tij, Shaunie O’Neal, të kërkonte divorc. Që atëherë, Shaquille O’Neal ka paguar pension mujor prej 29.500 dollarësh.

Henry dhe modelja Claire Merry

(Foto: Instagram)

Menjëherë pasi nënshkroi me Barcelonën, legjenda franceze u shkurorëzua nga modelja Claire Merry, me të cilën ishte i martuar për pesë vite (2003-2008). Ish-gruaja e tij përfitoi nëntë milionë euro për përfundimin e martesës.

Tyson dhe martesa njëvjeçare

(Foto: Getty Images)

Kundërthënës në të gjitha aspektet e jetës së tij, madje edhe në ring, legjenda e boksit u divorcua nga aktorja Robin Givens pas vetëm një viti martesës dhe me shumë akuza për dhunë në familje dhe abuzime. Në fund, Mike Tyson i pagoi ish-gruas së tij plot 15 milionë dollarë.

Agassi, Shields dhe sekreti i madh

(Foto: WireImage)

Para lidhjes së lumtur me Steffi Graff, Andre Agassi ishte i martuar me aktoren e famshëm Brooke Shields (1997-1999). Ata ishin tri vite në lidhje dhe dy vite të martuar, ndërsa meqenëse nuk kishin një marrëveshje paramartesore, ata u ndanë, ndërsa shuma e pagesës mbetet sekret, por flitet për ‘miliona dollarë’.

Parker, Longoria dhe disa mesazhe dashurie

(Foto: Getty Images)

Tony Parker dhe Eva Longoria ishin një nga çiftet më të famshëm në botë. Ai, yll në NBA, ndërsa ajo, aktore e serialit të suksesshëm, “Desperate Housewives”. Ata u martuan në vitin 2007, kurse në vitin 2011, Longoria zbuloi se bashkëshorti i saj flirtonte me Erin Barry, gruan e shokut të tij të skuadrës, Brent Barry, për muaj të tërë. Edhe pse ishte e qartë se ata nuk arritën më shumë se ato mesazhe, kjo nxiti shkurorëzimin e çiftit, ashtu që Parker i kalon një alimentacion mujor ish-bashkëshortes së tij.

Hulk Hogan dhe 40 për qind e kompanive të tij

(Foto: TERM/FilmMagic)

Legjenda e famshme hyri në një betejë gjyqësore kundër Linda Claridge, gruaja e tij nga viti 1983 deri në 2009. Ajo pretendoi se Hulk Hogan e kishte tradhtuar me një shoqe të vajzës së tij. Në fund të fundit, Linda fitoi 70 për qind të aktiveve likuide të çiftit, rreth 13 milionë dollarë. Përveç kësaj, ajo mori 40 për qind të kompanive të Hogan dhe një pasuri të patundshme prej gati katër milionë dollarë.

Alex Rodriguez dhe ‘rrëmujat e fundeve’

(Foto: FilmMagic)

Përpara se të lidhej me Jennifer Lopez, legjenda e bejsbollit pati një divorc të çrregullt me Cynthia Scurtis në vitin 2008, pas gjashtë vitesh martesë. Me kërkesë, ajo pretendoi “braktisjen emocionale” të familjes dhe “aferat e fundeve jashtë martesës”. Cynthia përfundoi me një shtëpi prej 18 milionë dollarësh në Coral Gables dhe rreth shtatë milionë dollarë në asete likuide. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori