LAJMI I FUNDIT:

Lisa Sahatçiu, pianistja 14 vjeçare e shpërblyer edhe me çmime ndërkombëtare (Video)

Lisa Sahatçiu, pianistja 14 vjeçare e shpërblyer edhe me çmime ndërkombëtare (Video)

Ndërkohë që shumica e fëmijëve në moshë të saj argëtohen nëpër qendrat e ndryshme të lojërave, ajo përgatitet vazhdimisht për festivalet e ndryshme.

8 vite me radhë ka ushtruar në instrumentin e pianos, kështu duke mësuar teknikat e ndryshme të saj.


Çdo interpretim në këtë instrument, ajo e përcjell me emocione e ndjenja.

14 vjeçarja, Lisa Sahatçiu ka thënë se luajtja në piano, i sjellë relaksim dhe qetësi shpirtërore.

“Kam tetë vjet që luan në piano, përkatësisht nga mosha gjashtë vjeçare. Kjo ide ishte e prindërve, pasi unë në fillim ushtroja balet dhe gjatë ushtrimeve më pëlqente shumë muzika që luhej. Kjo ishte ajo që prindërit e vërejtën dhe vendosën që unë të vazhdoja mësimet në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, deklaron për RTV Dukagjinin, Lisa Sahatçiu.

Ajo ndjek mësimet në shkollën e muzikës, ku çdo ditë e më shumë dëshmon se është një talente e rrallë në këtë instrument.

Ndërsa sot ajo ka vendosur të na interpretoj disa pjesë të muzikës së Shopen.

“Deri tash besoj se kam arritur në një nivel mjaft të mirë edhe kam arritur që të luaj vepra të shumta. Me kalimin e kohës më ushtrime të ndryshme kam përparuar në aspekte të ndryshme sa i përket pianos”, shton më tej Lisa Sahatçiu.

Edhe pse e re në moshë, në bagazhin e saj muzikor gëzon shumë çmime, të cilat i ka fituar nëpër festivalet e ndryshme.

“Në vitin 2013 në garat “Pianisti i ri” në Kosovë, u shpërbleva me vendin e parë. Në vitin 2014 në garat e pianos në Shqipëri, fitova çmimin e dytë…Kam fituar edhe çmimin “Instanbul 2017”, që më ka mundësuar një koncert në Stamboll. Në vitin 2018 fitova çmimin e parë që më mundësoi një koncert me Filharmoninë e Kosovës”, shprehet më tej Lisa Sahatçiu.

Edhe pse pianon e ka hobi, Lisa Sahatçiu beson se një ditë atë do ta kthej në profesion, dhe do të bëhet një pianiste e njohur./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori