Njihuni me Liron - artistin shqiptar me karrierë në Zvicër


Lirim Alabaku apo siç njihet me emrin artistik Liro ka prezantuar projektin e ri muzikor të quajtur “Shawty”.
Artisti, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, ka bashkuar forcat me aktorin dhe reperin gjerman, Manuellsen.
Kënga e dyshes së njohur është kompletuar edhe nga ana vizuale e me paraqitje të mahnitshme të të dy artistëve.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga Kingsize nën drejtimin e GH.TV&LeeFilms.
Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet dhe tejet pozitive.
Liro në anën tjetër e kishte pasion muzikën që kur ishte fëmijë, ndërsa është fokusuar më shumë në RnB, HipHop dhe Pop.
Ai ka të publikuara dhjetëra këngë si dhe prodhime të tjera me Frio e producentë të tjerë.
“Unë tashmë kam dhjetëra këngë dhe veçori të gatshme. Si dhe prodhime të tjera me Frio dhe producentë të tjerë. Unë jam shumë ambicioz dhe kurrë nuk e harroj qëllimin tim”, ka thënë ai.
“Për ëndrrën time u transferova në Gjermani për 6 muaj për të sjellë performancë 100%, për të realizuar ëndrrën time duhej të lija familjen dhe miqtë e mi përsëri dhe përsëri, por për mua ishte e qartë që nga fillimi se çfarë dua të bëhem dhe çfarë ëndrra kisha, Unë e dua shumë muzikën dhe kam një qëllim të madh para syve të mi dhe jam i bindur që do ta arrij këtë ëndërr”, shton më tej artisti.
I njëjti theksoi se ka qenë i ulur në studion e Frio dhe gjithçka rodhi spontanisht në bashkëpunimin me Manuellsen.
“Unë dhe Manuellsen ishim ulur në studion e Frio kur Frio po prodhonte disa Musik shumë të mira. Ndjenja kaloi në ne, ne sapo filluam të performonim spontanisht dhe Shaëty lindi”. /Telegrafi/













































