LAJMI I FUNDIT:

Liria fiton ndaj Drenicës

Liria fiton ndaj Drenicës

Liria ka arritur të shënojë fitore përballë Drenicës me rezultat 1-0, në një ndeshje mjaftë të fortë nga dy skuadrat.

Ndeshja e vlefshme për javën e 7-të prezantoi një përballje ku dy skuadrat dominuan nga një pjesë.


Prizrenasit ishin më të mirë në pjesën e parë ku rrezikuan dukshëm me Qëndrim Gashin dhe Jetmir Sefën.

Por rastin më të mirë e kishte Zenel Gavazaj, i cili pas një asistimi të bukur të Qëndrim Gashit shënoi për 1-0.

Me këtë gol që u shënua në minutën e 41-të, u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë drenicasit u munduan të rrezikojnë më shumë portën, por goditjet e tyre assesi të përfundojnë në portë.

Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, që e dërgon Lirinë në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Drenica mbetet me 7 pikë. /Telegrafi/