LAJMI I FUNDIT:

Lippi analizon xhiron e fundit në Serie A: Më vjen keq që dikush nga tre ekipet do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve

Lippi analizon xhiron e fundit në Serie A: Më vjen keq që dikush nga tre ekipet do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve

Fituesi i Kupës së Botës, Marcello Lippi, ka thënë se xhiro e fundit do të jetë një betejë emocionuese për Ligën e Kampionëve, ndërsa është ndalur edhe te Jose Mourinho që ka marr punën e re te Roma.

Ish përzgjedhësi i Italisë, vuri në dukje formën aktuale të tre pretendentëve për dy vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu theksoi se Atalanta do të luajë për vendin e dytë në Serie A.

“Më vjen keq që dikush duhet të qëndrojë jashtë. Ka disa skuadra që kanë dalë shumë mirë në ndeshjet e fundit”.

“Shikoni Napolin, Milanin, Juventusin, ata kanë treguar se janë rikuperuar. Le të shohim se kush do të mbetet jashtë”.

“Nëse të tre fitojnë, Juventusi mbetet jashtë, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Atalanta ka shansin të përfundojë e dyta në Serie A pas zhgënjimit në Kupën e Italisë, por do të jetë një lojë e vështirë”, ka thënë Lippi për TMW.

Roma nuk është në betejën që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe Lippi beson se nuk do të jetë më e lehtë për Mourinho të kthejë Giallorossët si pretendent.

“Mourinho do të ketë shumë punë për të bërë”, nënvizoi ai.

Juventusi udhëton në Bologna për ndeshjen e tyre të fundit të sezonit, Napoli pret të dielën Hellas Verona në Stadio Diego Maradona.

Në anën tjetër Milani do të ketë udhëtim të vështirë te Atalanta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori