Lionel Messi nominohet për Topin e Artë

Lionel Messi është nominuar për “Topin e Artë” 2026 pas një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miamin.
Kapiteni i Argjentinës regjistroi 45 gola dhe 30 asistime në 49 paraqitje gjatë sezonit 2025/26, ndërsa ndihmoi Inter Miamin të fitojë për herë të parë MLS Cup.
Shifrat e jashtëzakonshme individuale, së bashku me ndikimin e tij të vazhdueshëm në nivel klubesh, i kanë siguruar Messit edhe një herë një vend mes futbollistëve më të mirë në botë.
Messi, i cili ka fituar tetë herë “Topin e Artë”, mbetet një prej futbollistëve më të dekoruar në historinë e këtij sporti.
Nominated for the 2026 Ballon d’Or ⬇️
Lionel Messi@InterMiamiCF@Argentina#ballondor pic.twitter.com/CxxIMyGlIQ
— Ballon d'Or (@ballondor) September 8, 2026
39-vjeçari tani do të garojë për një tjetër çmim prestigjioz individual, pasi më parë e ka fituar “Topin e Artë” në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.
Me këtë nominim, Messi vazhdon të jetë pjesë e elitës së futbollit botëror edhe në moshën 39-vjeçare, ndërsa synon të shtojë një tjetër trofe individual në koleksionin e tij të jashtëzakonshëm.
Ndërkohë, në rast të ndonjë mrekullie do të ishte trofeu i nëntë individual për argjentinasin./Telegrafi/










































