Lionel Messi me një tjetër rekord historik në Kupën e Botës

Lionel Messi është gati të shkruajë edhe një kapitull të artë në historinë e futbollit.
Ylli argjentinas pritet të bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që luan në tri finale të Kupës së Botës, pasi më parë ishte pjesë e finaleve të viteve 2014 dhe 2022, ndërsa sonte do të zbresë në fushë edhe në finalen e Botërorit 2026.
Deri më tani, vetëm legjenda braziliane Cafu e ka arritur këtë sukses, duke luajtur në tri finale radhazi të Kupës së Botës në vitet 1994, 1998 dhe 2002.
3 - 🇦🇷 Lionel Messi is the set to become just the second player ever to appear in three @FIFAWorldCup finals (2014, 2022 and 2026), along with 🇧🇷 Brazil’s Cafu (1994, 1998, 2002).
Historic. pic.twitter.com/whyTvx3mF1
— OptaJoe (@OptaJoe) July 19, 2026
Nëse Messi paraqitet në finalen ndaj Spanjës, ai do t'i bashkohet Cafus në këtë listë ekskluzive, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.
Një tjetër moment historik për kapitenin e Argjentinës, i cili në moshën 39-vjeçare vazhdon të thyejë rekorde në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Përndryshe, përballja e zjarrtë do të nisë nga ora 21:00./Telegrafi/








































