LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi mban konferencën e parë në Parc des Princes si lojtar i PSG-së

Lionel Messi mban konferencën e parë në Parc des Princes si lojtar i PSG-së

Lionel Messi është prezantuar tashmë zyrtarisht duke mbajtur konferencën e parë në stadiumin Parc des Princes pas konfirmimit të tij si lojtar i ri i Paris Saint-Germain.

PSG konfirmoi dje (e martë) gjatë mbrëmjes zyrtarisht transferimin e Messit si lojtar i lirë.


Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë.

Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain përmban klauzolë speciale për Argjentinën
Lexo po ashtu Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain përmban klauzolë speciale për Argjentinën

Ylli argjentinas thuhet se do të fitojë plot 35 milionë euro në vit te klubi francez, ndërsa transferimi i tij është pritur me entuziazëm të madh nga të gjithë.

Pritjes tani i ka ardhur fundi dhe Messi është prezantuar zyrtarisht me konferencë në stadiumin e klubit “Parc des Princes”.

Në konferencë, Messi u prezantua së bashku me presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorin Leonardo.

Aty ishin edhe gruaja dhe fëmijët e Messit, teksa interesimi i mediave ishte shumë i madh.

Më poshtë keni disa fotografi dhe video nga prezantimi zyrtar i Messit në Parc des Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori