A e keni vënë re se gjatë shtatzënisë në lëkurën e barkut prej kërthizës e deri te regjioni pubik ju është formuar një vijë me ngjyrë të mbylltë? Kjo është linea nigra. Kjo vijë bëhet akoma më e dukshme pas javës së 20 të shtatzënisë
Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Historikisht njerëzit janë përpjekur që ta parashikojnë gjininë e bebes. Ka besëtytni që lidhen edhe me linea nigra.
Ka gra që e parashikojnë gjininë e bebes nga forma e linea nigra: nëse kjo vijë shkon deri te kërthiza atëherë gjinia e bebes është vajzë, e nëse vazhdon mbi kërthizë deri te brinjët, gjinia e bebes është djalë.
Hormonet e shtatzënisë i shkaktojnë disa ndryshime në lëkurë.
Përveç linea nigra edhe areolat e gjinjve si dhe çdo vrragë që e keni në lëkurën e trupit marrin ngjyrë të errët.
Mos u shqetësoni, sepse kjo pas lindjes gradualisht zbehet dhe zhduket.
Ndërkohë, është mirë ta mbroni lëkurën e barkut me krem për rrezitje, sepse rrezitja e bën linea nigra akoma më të dukshme.
Poashtu, hani shëndetshëm, sepse mendohet se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës është pasojë e mungesës së vitaminave (në radhë të parë acidit folik). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKendall Jenner zbulon se vuan nga kjo sindromë, e cila nuk e lejon të shijojë arritjet e saj
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri
Hailey e bëri sërish! Modelja vendosi një trend të ri
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër