Reperët Lil Bin dhe Uki kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.
“Tranquila” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Lil Bin dhe Uki, gjersa për ‘beat’-in dhe masteringun janë kujdesur Shoki dhe Dionis Dobruna.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prishtinën.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Gramos Haliti.
Lil Bin dhe Uki janë dy emra të rinj të muzikës, projektet e të cilëve janë në ombrellën e reperit Skivi. /Telegrafi/