LAJMI I FUNDIT:

“I Like That Super Most The Best”, shpërfaqi jetën e regjisores me motrën

“I Like That Super Most The Best”, shpërfaqi jetën e regjisores me motrën

Ajo asnjëherë nuk u ndje e përdorur madje ishte shprehur shumë e lumtur për punën që po e bënin së bashku me motrën e saj.

“Ne kurrë nuk kemi komunikuar me të sikur të ishte e prekur nga Sindroma Down, sepse ky nuk është një dokumentar vetëm për Sindromën Down por që tregon disa aspekte të jetesës” tregoi regjisorja Eva Kraljevic.


Regjisorja e dokumentarit “I Like That Super Most The Best” tregoi që ky nuk është dokumentar vetëm mbi Sindromën Down por, aty tregohet një storie personale e vetë regjisores me motrën e saj Mian e cila është e prekur nga ky sindrom.

Dokumentari “I Like That Super Most The Best” tregon për një storie personale të udhëtimit të vetë regjisores së filmit me motrën e saj, e cila nuk dallon nga njerëz të tjerë edhe pse është e prekur nga Sindroma Down. Dokumentari u dha për herë të parë në Kosovë në kuadër të PriFilmFest, mbrëmjen e së dielës dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Regjisorja Eva Kraljevic e cila për herë të parë erdhi në Kosovë, në konferencën për shtyp që u mbajt në mëngjesin e së hënës tregoi në detaje rreth këtij filmi dhe rreth faktit që ajo është shumë e lumtur që ka një motër si Mia dhe se jeta me të është e lehtë dhe shumë më e bukur. Përmes këtij dokumentari regjisorja Kraljevic ka dashur të shfaqë gjithë historinë personale të familjes së saj.

eva 2

“Në fakt kur fillova editimin e dokumentarit nuk ishte në të vërtetë e vështirë sepse ishte mënyra e vetme që të tregoj storien tonë dhe ta shfaqi përvojën tonë. Gjendja filloi të vështirësohet kur kam vërejtur se kjo do të shfaqet nëpër ekrane të mëdha e jo në një dhomë të vogël me pak njerëz. Gjithashtu motra ime ishte shumë e gatshme për të më ndihmuar gjatë xhirimeve” kështu filloi rrëfimin regjisorja Eva Kraljevic.

Xhirimet e filmit janë bërë kryesisht kur ato ishin bashkë dhe zakonisht me prindërit e tyre. Por, diçka po e shqetësonte regjisoren gjatë tërë kohës. Pyetja se mos po e përdor motrën e saj për ambicie të veta. Por, Mia ishte ajo e cila me zemërgjerësinë e saj e bëri të ndihet shumë më mirë dhe më e lirë që të vazhdojë punën deri në fund. Ajo asnjëherë nuk u ndje e përdorur madje ishte shprehur shumë e lumtur për punën që po e bënin së bashku me motrën e saj. “Ne kurrë nuk kemi komunikuar me të sikur të ishte e prekur nga Sindroma Down, sepse ky nuk është një dokumentar vetëm për Sindromën Down por që tregon disa aspekte të jetesës” tregoi tutje regjisorja.

eva 1

Nuk është Sindroma Down, është Mia ajo e cila gjatë tërë kohës e ka motivuar regjisoren për realizimin e këtij dokumentari. “Nuk dua të flas për Sindromën sepse ndonjëherë disa raste të këtij lloj Sindromi janë më të rënda se Mia. Mia nuk ka sëmundje, përveç problemeve zemërore dhe nuk është korrekte të flas në përgjithësi për këtë sëmundje sepse mund të preki njerëz me problem më të rënda”, ka thënë ajo.

Reagimi i publikut pas shfaqjes së dokumentarit ishte një gjë shumë e rëndësishme për regjisoren dhe mezi po priste ta shihte por, që kjo doli të jetë një pritje e jashtëzakonshme dhe publiku arriti ta kap mesazhin të cilin regjisorja e përcjelli. “Pritja e publikut ishte shumë e mirë dhe ishte e rëndësishme për mua. Vërejta që ishin sensibil dhe kur unë dhe Mia ndonjëherë grindeshim, në fund përsëri ishte dashuria ajo që na bashkonte, dhe kjo ishte arsyeja e vetme dhe mesazhi kryesor që doja të ndaja me publikun gjë që më bëri të ndihem mirë kur e pash se e morën mesazhin tim”, shpjegoi ajo.

eva 3

Shtysa kryesore që e ka shtyrë regjisoren për realizimin e këtij dokumentari ishin paragjykimet e njerëzve të cilët gjithmonë kanë menduar se jeta e tyre është shumë e rëndë dhe kjo për faktin sepse ata jetojnë me Mian. E që në fakt kjo nuk ishte aspak e vërtetë për familjen në fjalë por, ishte e kundërta. “Unë u mundova që të ju tregoj atyre se nuk është aspak e vështirë dhe jeta jonë është shumë më e lehtë dhe më e bukur me Mian. Askush nuk më ka besuar, sepse kanë menduar se unë nuk kam dashur të ua shpreh situatat e rënda me të dhe ja pse unë e bëra këtë dokumentar, që çdo kush ta shoh se jeta ime është më e ndritshme me Mian” tha krejt për fund regjisorja Eva Kraljevic.

Regjisorja Krajlevic këtë dokumentar e realizoi sepse përmes këtij dokumentari ajo deshi të tregoj një storie, por jo vetëm kaq, ajo mendon që në të ardhmen të bëjë edhe një film ku do të paraqet një aspekt tjetër jetësor të njerëzve të prekur me Sindromë, pjesën ku ata merren me aktivitete të ndryshme si për shembull me kursin e vallëzimit, pjesët ku ata kënaqen shumë e pjesën ku ata ballafaqohen me dramën e dashurisë e cila pjesë është shumë interesante.

Në trend Magazina

Më shumë
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Magazina
Kalo në kategori