LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier mund të ndryshojë rregullat e VAR-it, mund të futet në përdorim sistemi që e përdorë Eredivisie

Liga Premier mund të ndryshojë rregullat e VAR-it, mund të futet në përdorim sistemi që e përdorë Eredivisie

Klubet nga Liga Premier kanë parë disa vendime të tjera kontroverse të VAR-it edhe në këtë javë, derisa po kërkohet tani edhe nga lojtarët largimi i video asistentit të gjyqtarit.

James Mileri i Liverpoolit ka kërkuar të shtunën e kësaj jave që VAR-i të largohet, pasi dashuria që ka për futbollin po zbehet.

The Reds nuk i kanë raportet e mira me teknologjinë në futboll, sidomos nga goli i anuluar i Sadio Manes, ku aludohej se ishte për disa milimetra në pozitë jashtë loje në takimin ndaj Evertonit që përfundoi 2-2 javë më parë.

Jordan Henderson's Last Minute Vs Everton Ruled Out By VAR

Sidoqoftë, nuk po preferohet që të ndërhyhet nga VAR-i në milimetra, dhe të bëjë thirrjen për pozitë jashtë loje.

Një ndryshim mund të ndodhë në javët e ardhshme, kur po preferohet të futet sistemi që po e përdorë Eredivisie.

James Milner kërkon largimin e VAR-it sa më parë: Po më humb dashuria për futbollin
Lexo po ashtu James Milner kërkon largimin e VAR-it sa më parë: Po më humb dashuria për futbollin

Liga holandeze jep një diferencë gabimi në thirrjen e ndihmësit të arbitrit, për të shmangur ato raste kur krahu i një lojtari është jashtë loje.

Duke përdorur të njëjtën teknologji, kampionati thjesht ka linja pesë centimetra të gjera në ekran, në vend të atyre të holla në pixel të Ligës Premier. Nëse vijat janë prekura, atëherë VAR nuk do të ndërhyjë – do të thotë se ka një diferencë gabimi prej 10 cm për vendimin e asistentit.

Është një sistem shumë i ngjashëm me atë që është përdorur me sukses në kriket për vite me radhë, kur vendimi i gjyqtarit për vijat rreth fushe nuk mbështeten nëse mbi 50% e topit tregon se ka prekur ato, ose kur jepet, tregohet se ka prekur për 100%.

Një sistem i tillë do të ishte në kundërshtim me rregullat aktuale të FIFA-s, të cilat Eredivisie po i injoron. Sidoqoftë, Liga Premier ka treguar interes në këtë ide, me kreun e trupit gjykues, PGMOL, Mike Riley, duke kërkuar reagime mbi idenë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori