Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me ndeshjet e xhiros së shtatë të fazës së ligës, ku në program janë përballje të forta dhe direkte që ndikojnë drejtpërdrejt në garën për kualifikim. Mbrëmja sjell sfida mes emrave të mëdhenj dhe ekipeve që luftojnë për mbijetesë evropiane.

Vëmendja kryesore është te dueli Marseille-Liverpool, një ndeshje me peshë të madhe në grup. Francezët kërkojnë fitore në shtëpi, ndërsa Liverpool synon rezultat pozitiv për të siguruar hap të madh drejt fazës tjetër.


Interes i lartë pritet edhe në ndeshjen Juventus-Benfica, ku dy skuadra me histori të pasur në Evropë përballen në Torino. Një duel i hapur, ku çdo pikë mund të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare të ligës.

Në Gjermani, Bayern Munich pret Union Saint-Gilloise, me bavarezët që kërkojnë fitore për të konfirmuar statusin e favoritit. Në letër diferenca është e madhe, por skuadra belge hyn pa presion dhe me synim befasinë.

Barcelona luan në udhëtim ndaj Slavia Pragës, në një ndeshje ku katalunasit nuk kanë luksin e gabimit. Çekët janë të fortë në shtëpi, ndërsa Barça kërkon reagim dhe tre pikë jetike.

Chelsea luan në Stamford Bridge ndaj Pafos. Anglezët kërkojnë pikë për të forcuar pozicionin e tyre në mesin e tabelës, ndërsa Pafos shpreson në një rezultat befasues në fushë kundërshtare.

Në Angli, Newcastle United-PSV Eindhoven pritet të jetë një duel me ritëm të lartë, ndërsa Atalanta-Athletic Bilbao në Bergamo premton futboll sulmues dhe luftë direkte për pozicionet në tabelë.

Galatasaray pret Atletico Madridin në një duel që pritet të jetë taktik dhe i fortë fizikisht, ndërsa në të njëjtin orar nga ora 18:45 luan edhe përballja mes Qarabag dhe Eintracht Frankfurt, ku dy skuadrat me fitore tentojnë të mbajnë gjallë shpresat për një vend në ‘play-off’.

Ndryshe, Liga e Kampionëve hyn në fazën ku llogaritjet marrin fund. Sonte vendosen fatet. Kush fiton, afrohet me kualifikimin, kush gabon, rrezikon eliminimin. /Telegrafi/

telegrafi sport app