Arrestimi i të dashurit të ish-velinës së “Fiks Fare” dhe prezantueses së emisioneve sportive, Viola Spiros, ishte lajmi më i bujshëm i kësaj jave në mediat italiane dhe ato shqiptare.
Prej kohësh Spiro flitej se ishte në një lidhje me një djalë shumë të pasur, i cili i mundësonte udhëtime të shpeshta në të gjithë botën dhe i ofronte një standard të lartë jetese, që pasqyrohej në fotot që ajo postonte në Instagram.
Edhe pse Viola kishte deklaruar hapur se ishte në një lidhje dhe ndihej e lumtur, ajo u përpoq që ta mbante të fshehtë identitetin e të dashurit, me justifikimin se nuk ishte person publik. Por, me sa duket, Viola ka pasur një arsye mjaft të fortë. Asgjë nuk dihej për djalin në krah të Violës (përveç ndonjë fotoje të rrallë të publikuar në rrjete sociale) deri në momentin kur një gazetë italiane zbuloi se ai quhet Valentin Selaj, dhe rezulton të jetë një bos i vërtetë kokaine.
Bashkë me djalin që policia italiane e arrestoi para disa ditësh, në një shkrim të publikuar nga gazeta italiane “La Nazione”, u përfol edhe Viola, si e dashura e tij e bukur nga Shqipëria. Në shkrimin në fjalë u tha se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës.
Gjatë arrestimit u raportua se bandës iu sekuestruan miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe drogëra të tjera. Nga të njëjtat burime u njoftua se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kilogramë kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes. E ishte pikërisht kjo gazetë që, ndër të tjera, botoi edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës është vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.
Dy vitet e Violës me të dashurin që e mbulonte me para, si braktisi televizionin për të
“Morning nga Monaco!” ishte një nga mbishkrimet që prezantuesja e sportit Viola Spiro bëri pak kohë më parë në Instagram, pasi ndodhej për pushime në Monte Carlo. Edhe pse fotot që postoi ishin të gjitha vetëm, mendohet se në fakt mund të ketë qenë e shoqëruar me të dashurin sekret, pranë të cilin u shpreh se ndihej e lumtur.
Udhëtimin në Monte Carlo ajo e bëri pasi e pamë në qershor në sfilatën e për vitshme të “Geraldina Sposa”. Viola u fotografua në shoqërinë e të dashurit Valentin, historia me të cilin u bë publike në fillim të vitit të kaluar. Ky ishte një nga rastet e rralla kur ish-velina 28-vjeçare e “Fiks Fare” shfaqej në shoqërinë e të dashurit më të ri në moshë në evente publike në Tiranë.
I zgjedhuri i biondes simpatike është një djalë i panjohur, me të cilin Viola krijoi lidhje para dy vitesh gjatë spektaklit “Dance with me”. Që pas këtij spektakli, duket se Viola nuk e kishte më punën në ekran primare. Për gjashtë muaj ajo e braktisi televizionin, për të shoqëruar të dashurin e saj në udhëtimet e tij në Europë.
Pas kë tyre muajve shëtitje në të gjithë botën, ajo u rikthye për t’u shfaqur në një spot publicitar me Amos Zaharinë, Eva Muratin e Jetmir Pjetërnikajn.
Por muajt e shkëputjes nga ekrani të Violës nuk ishin pushim total për bionden simpatike, pasi ajo u komentua më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik. Viola e bëri të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën. Vetë Viola nuk e rrëfeu arsyen pse detyrohej t’ia fshehte portretin të dashurit, me të cilin shijoi një tur të vërtetë gjashtë- mujor aventurash në të gjitha vendet e Europës.
Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime ëndrrash ishin arsyeja pse ajo nuk u shfaq në ekran për gjysmë viti. Çifti, duke qenë se kishin lidhje në distancë, takoheshin më shumë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre. Hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte te “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar. Ish-velina e “Fiks Fare” mësohet se e nisi këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”. Gjatë asaj periudhe në media u aludua edhe për një tërheqje të Violës përgjithmonë nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihej xheloz për punën e saj në televizion. Aktualisht Viola punon në TVSH si gazetare sporti, ndërkohë që lajmeve për arrestimin e të dashurit u është përgjigjur me ndonjë foto apo video, duke dëshmuar se jeta për të vazhdon njësoj si më parë./panoramaplus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet
“Duke dalë nga kafazi”, Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën “Me gojë hapur ka mbetur Serbia”
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City