LAJMI I FUNDIT:

Lideri përballet me Gjilanin në Drenas, Prishtina luan te KEK-u

Lideri përballet me Gjilanin në Drenas, Prishtina luan te KEK-u

Java e 22-të në elitën e futbollit kosovar ka nisur me dy fitore të skuadrave vendase.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka mposhtur para adhuruesve të vet Ferizajn me rezultat minimal 1-0, ndërsa Llapi ka triumfuar 3-1 ndaj Trepçës ’89.

Të dielën (sot), do të zhvillohen edhe katër takime të tjera të javës së 22-të.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes liderit aktual Feronikelit dhe Gjilanit.

Industrialistët vinë në këtë takim pas barazimit në kryeqytet me Prishtinën, ndërsa Gjilani në katër ndeshjet e stinorit pranveror ende nuk e ka shijuar fitoren duke pësuar dy disfata dhe duke barazuar në dy të tjera.

Prishtina që po lufton për titullin e kampionit udhëton drejt Obiliqit për tu përballur me KEK-un e fundit në tabelë.

Ndërkohë interesant pritet të jetë edhe në Prizrenin e bukur, ku Liria pret Drenicën.

Ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar, më saktësisht në stadiumin Fadil Vokrri.

Flamurtari do të jetë nikoqir i Ballkanit në takimin që pritet të fillojë nga ora 17:30. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori