LAJMI I FUNDIT:

Liani i Vesës dhe Big Bastës në rrugë drejt muzikës, fillon “goditjet” e para mbi piano (Foto)

Liani i Vesës dhe Big Bastës në rrugë drejt muzikës, fillon “goditjet” e para mbi piano (Foto)

Vesa Luma dhe Big Basta janë bërë prindër për herë të parë këtë vit, me këtë rast familja e tyre është shtuar me prezencën e djalit të tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Lian.

Liani tani ka mbushur gjashtë muaj, teksa prindërit nuk kanë hezituar që të publikojnë herë pas here fotografi të tij në rrjetet sociale.


Vesa prezanton 'mbretin' e saj (Foto)
Lexo po ashtu Vesa prezanton 'mbretin' e saj (Foto)

Së fundmi, ka qenë Vesa ajo e cila ka publikuar në Instagram Story një video, ku shfaqen Big Basta bashkë me Lianin, teksa ky i fundit “godet” me dorën e tij tastet e pianos në studion muzikore të babait.

Liani në krahët e Big Bastes, teksa "godet" me dorë në tastet e pianos. Foto nga Instagram Story
Liani në krahët e Big Bastes, teksa “godet” me dorë në tastet e pianos. Foto nga Instagram Story

“Basta i vogël”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja ka bërë për djalin e saj.

Mesa duket, dëshira për tu marrë me muzikë është përcjellur gjenetikisht edhe tek fëmiu i vogël i familjes Xhari. /Telegrafi/