LAJMI I FUNDIT:

Levante – Real Madrid: Formacionet zyrtare, Los Blancos startojnë me BBC

Levante – Real Madrid: Formacionet zyrtare, Los Blancos startojnë me BBC

Që Real Madridi të bëjë tri fitore radhazi në La Liga duhet të mposhtë Levanten.

Los Blancos edhe pse mysafir ata shikohen favorit, pasi vendasit po kalojnë në një formë të dobët.

Në këtë takim nuk do të luajë nga fillimi shqiptari Armando Sadiku që ditë më parë u transferua te klubi spanjoll, më poshtë keni formacionet zyrtare:

Levante: Oier; Coke, Rober, Postigo, Luna; Lerma, Doukoure, Lukic, Morales; Boateng, Ivi.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Ronaldo.

Sadiku nuk është as në bankën rezervë, ndërsa shqiptari tjetër Enis Bardhi është dhe pritet të luajë në pjesën e dytë. /Telegrafi/